Home Aktualitet Zhduket pa lënë gjurmë nëna e 3 fëmijëve në Berat, familjarët “ngrenë...

Zhduket pa lënë gjurmë nëna e 3 fëmijëve në Berat, familjarët “ngrenë alarmin” dhe kërkojnë ndihmë

Ka humbur kontaktet me familjarët e saj një 30-vjeçare në Berat. Bëhet fjalë për nënën e tre fëmijëve Mimoza Arapi.

Mësohet se ajo është larguar nga banesa rreth orës 08:00 të mëngjesit të djeshëm të 2 Majit. Kur është larguar nga banesa ka qenë e qetë, ndërsa kishte veshur rroba të zeza ndërsa kishte të veshur dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.

Momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më. Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Nr. familjes +355 69 424 3810

Previous articlePropozim që nuk e kemi parë ndonjëherë në futbollin botëror, vjen oferta ‘bombë’ për Messin, ja çfarë pritet të ndodhë
Next articleZaev: Duhet të jemi krenarë që rritja e lirisë së mediave është konstante