Home Kronika Zhduket 29-vjeçari nga Vlora në Spanjë, nëna ngre alarmin: E kanë rrëmbyer

Zhduket 29-vjeçari nga Vlora në Spanjë, nëna ngre alarmin: E kanë rrëmbyer

Një 29-vjeçar nga Vlora që ka emigruar në Spanjë është zhdukur dhe nuk ka asnjë kontakt me familjen e tij.

I riu që ka humbur kontaktet me familjen është 29-vjeçari Artjol Ramaj. Ai ka udhutuar drejt Spanjës pesë muaj më parë, ndërsa kontakti i fundit që ka pasur me familjen është më 2 mars.

Nëna e 29-vjeçarit dyshon se djalin mund ta kenë rrëmbyer, teksa tha s ka bërë denoncim për zhdukjen e djalit sin ë policinë shqiptare dhe atë spanjolle.

“Asnjë kontakt deri më sot me çunin. Policia na thotë se është rrëmbim. Bashkëshorten atje nuk i thonë asnjë gjë. I thonë: Mos ki merak, është rrëmbim, vrasje nuk është.

Dyshojnë tek një person, se kanë qenë dy veta që e kanë bërë këtë punë. Ky i zoti i shtëpisë dhe ky tjetri që e ka marrë djalin peng. Se janë gjetur në makinë gjurmët e djalit, por çfarë janë këmbë dhe rroba nuk dihet.

Ata e dinë se çfarë kanë gjetur, gjurmë flokësh apo ndonjë gjë tjetër, vetëm gjetëm gjurmë të Artjolit, na thonë”, rrëfen e ëma e Artjol Ramajt për “Ora news”.

Previous articleLajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin…
Next articleFaeser: Nuk ka arsye për të ndaluar TikTok në Gjermani