Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot një takim drejtuesit politike të qarqeve të vendit.
Takimi i cili ka nisur rreth orës 13:30 vijon të zhvillohet ende.
Gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb” se pak javë më parë kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një tur në bashkitë e vendit, duke theksuar se janë ende shumë bashki për të cila po diskutohet nëse do të ketë apo jo kandidime.
“Kryesocialisti Edi Rama në këtë takim po jep porositë e tij sa i përket organizimit politik në terren, për maksimalizimin e votës, si edhe mbështetje për kandidatët e listës për këshilla bashkiak. Shumë vendime nga kryetarët e bashkive kalojnë për vendime edhe në këshilla bashkiakë. Pra mbledhje që ka nisur rreth orës 13:30 vijon ende”, ka thënë ndër të tjera gazetari./BW