Home Bota Zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vite: Mbyllet votimi në Turqi, pjesëmarrja...

Zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vite: Mbyllet votimi në Turqi, pjesëmarrja rreth 90 për qind

Turqia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që po konsiderohen si votimet më të rëndësishme në historinë moderne 100-vjeçare të shtetit.

I dërguari i Euronews Albania në Stamboll, Xhemail Rexha raportoi se procesi i votimit është mbyllur rreth orës 15:00.

64 milionë njerëz me të drejtë vote kanë votuar në 190 mijë qendra votimi. Ai tregoi se pritet që shifra e pjesëmarrjes në këto zgjedhje jetë deri 90 për qind.

“87% ishte në zgjedhjet e fundit, këtë radhë ka edhe më shumë interesim duke qe se konsiderohen shumë të rëndësishme pasi për herë të parë në 20 vjet vihet në diskutim pushteti 20-vjeçar i Erdogan. Në Ankara mijëra njerëz kanë ndenjur në radhë për të votuar.

Previous articleNjihuni me modelin e ri të makinës me teknologji hibride të Honda-s që vjen në Europë!
Next articleNë 5 bashki të vendit pjesëmarrja ka arritur në mbi 50%: Ja ku është numri më i lartë i votuesve