Home Opinion Zgjedhjet e 6 marsit, një parashikim se kush fiton garën në 6...

Zgjedhjet e 6 marsit, një parashikim se kush fiton garën në 6 bashki

Partitë kanë ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e pjeshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. Kandidatët e PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e lirisë” kanë nisur betejë në bazë duke patur me vete avantazhe dhe disavantazhe. Por cilët kandidatë janë favoritë dhe kush mund të fitojë? 1992-2022, historia e fitoreve dhe humbjeve në tetë zgjedhjet lokale për secilën nga këto bashki.

Nga Roland Qafoku

Më 6 mars politika shqiptare do mbajë frymën për të mësuar se cila parti do fitojë për të drejtuar 6 bashki nga 61 që ka vendi. Duket se fraza “zgjedhje të pjesshme” ka humbur vlerën për arsye të situatës politike, sidomos zhvillimet në PD. 6 marsi pritet të jetë një betejë e mirëfilltë politike, shumë ndryshe nga çdo garë lokale e deritanishme. Në fakt, në tetë zgjedhjet lokale që janë mbajtur në Shqipëri që nga rrëzimi i komunizmit nuk dimë ta përcaktojmë qartë se cila forcë politike ka fituar. Madje, të dy kampet deklarojnë se janë ata fituesit. Kjo vjen nga specifikat që kanë zgjedhjet lokale. Fjala vjen, ai që mund të ketë marrë numrin më të madh të votave në rang vendi vërtetë mund të quhet fitues, por njëkohësisht mund të quhet fitues edhe ai që ka marrë më pak vota në rang vendi, por ama ka fituar bashkitë më të mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora e të tjerë. Një tjetër përcaktues është numri total i bashkive të fituara, apo edhe komunave dhe njësive administrative që ishin dikur. Vërtetë një forcë politike mund ta quajë veten fitues, sepse ka marrë më shumë njësi vendore, bashki, komuna dhe njësi administrative. Por njëkoësisht mund të quhet fitues edhe forca tjetër politike që ka fituar bashkitë më të mëdha dhe nuk para i nevijiten në bilanc numri i madh i bashkive të vogla. Nisur nga ky argument zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit marrin një rëndësi akoma më të madhe. Në garë janë bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjes, Vorës dhe Rrogozhinës që futen te bashkitë më të rëndëishme në vend, me më shumë banorë, me më shumë potenciale dhe lufta politike mbetet përherë e fortë. Por si përcaktohet fituesi i zgjedhjeve më 6 mars? Cila forcë politike ka të drejtën të thotë që fitoi? Mendohet se ai që fiton bashkitë e mëdha është fituesi real. PS, PD apo edhe Shtëpia e Lirisë mund ta quajnë veten fitues edhe nëse fitojnë vetëm Shkodrën dhe Durrësin. Por mund ta quajnë veten fitues edhe nëse fitojnë katër bashkitë e tjera sepse numri është më i madh. Por si është situata e partive dhe e kandidatëve për 6 marsin në këto gjashtë bashki? Mbi bazën e të dhanave që kemi, me historikun e tetë zgjedhjeve lokale që janë zhvilluar, me situatën politike, por sidmos të mbështetjes ose jo që gëzojnë kandidatët, po vizatojmë një prognozë të asaj se çmund të ndodh me votat më 6 mars dhe kush mund të fitojë për secilën nga këto bashki.

BASHKIA E SHKODRËS

Janë 166. 983 qytetarë shkodranë që do votojnë më 6 mars në 250 Qendra Votimi dhe të gjithë procesin do ta administrojnë 4 Komisione Zonale të Administrimtit Zgjedhor. Por 6 marsi nuk është vetëm një votim dhe kaq. Shkodra më 6 mars pritet të jetë kryeqyteti i zgjedhjeve të pjesshme lokale si bashkia më e rëndësishme që do zgjedhë qytetarin e parë të saj. Në garë janë tre kandidatë: Majlinda Angoni e Partisë Socialiste, Xhemal Bushati i Partisë Demokratike dhe Bardh Spahia përfaqësues i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” që përfaqëson Komisionin e Rithemelimit të PD, LSI dhe Partia Demokristiane. Ajo që vlen të themi është se Shkodra mbetet bastion i djathtë dhe historia e tranzicionit PD ka një bilanc pozitiv në krahasim me PS. Kjo edhe në zgjedhjet vendore. Në tetë zgjedhje lokale që janë zhvilluar pas rrëzimit të komunizmit, 7 i ka fituar PD, 1 e ka fituar koaliconi i të djathës dhe 1 e ka fituar, PS por në fakt as këtë fitore nuk e ka gëzuar. Kështu në zgjedhjet lokale të 26 korrikut të vitin 1992, të parat që u zhvilluan pas rrëzimit të komunizmit, kryetar i bashkisë së Shkodrës u zgjodh Filip Guraziu i PD. Në zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 kryear i bashkisë u zgjodh Bahri Boriçi, përfaqësues i koalicionit “E djathta e Bashkueme Shkodrane” pas balotazhit me PD duke e tronditur shumë këtë forcë që në atë kohë vinte pas një fitore të diskutueshme në zgjedhjet e përgjithshme të 26 majit 1996. Ndërsa PD fitoi shumciën e bashkive në të gjithë vendin Shkodra i tha dal atij pushteti aspak demokratik të Partisë Demoratike. Më pas, edhe pse pushtetin qendror e kishte PS, në Shkodër PD vijonte sundimi i votës së PD. Në zgjedhjet lokale të 1 tetorit 2000 kryetari i bashkisë u zgjodh Ormir Rusi, kandidat i PD. Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2003 kryear i bashkisë u zgjodh Artan Haxhi, kandidat i PD. Në zgjedhjet e lokale të 18 shkurtit 2007, kryetar i bashkisë u zgjodh Lorenc Luka, kandidat i PD. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, kryetare e bashkisë u zgjodh Voltana Ademi, kandidate e PD. Historia merr një kthesë të çuditshme në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku PD nuk mori pjesë. Fitues rezultoi Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste duke u futur në histori si i pari përfaqësues i të majtës që do drejtonte kryeqendrën e bastionit të djathtë. Por nuk ishte e thënë. Menjëherë pas shpalljes së rezultatit ai dha dorëheqjes pas zbulimit dhe denoncoimit të opozitës se kishte qenë i dënuar në Itali. Që nga ai moment e deri tani Voltana Ademi ka qenë kryeare e Bashksië së në detyrë për shkak të vendit vakant duke bërë që socialistët të mos e drejtojnë asnjë ditë këtë bashki në këto 30 vjet. Por e mjafton historia që PD të fitojë? A mjafton për PS që meqënëse fitoi zgjedhjet paraardhëse të fitojë përsëri? A mjafton për PS që të fitojë meqënëse ka fituar pushtetin qendror? Si mund të fitojë PD zgjedhjet në Shkodër kur në zgjedhjet e përgjithshme PS fitoi ndaj saj kur PD dhe opozita ishte e bashkuar ndërsa sot është e ndarë në dy pjesë dhe dy kandidatë? Të tre kandidatët vlejnë për vlerat e tyre. Majlinda Angoni ështe e njohur jo vetëm si prefekte e Shkodrës por më shumë si një biznezmene e sukseshme jo vetëm kombëtarisht por edhe ndërkombëtarisht. Maskat veneciane të prodhuar dhe tregtuar prej biznesit të saj kanë kapërcyer jo vetëm Shkodrën, Ballkanin por edhe Evropën dhe tregtohen deri në SHBA. Gruaja e lindur dhe rritur në Shkodër por e martuar me një gjirokastrit që zgjodhi Shkodrën të ndërtojë jetën me të, është e njohur për integritetin dhe zotësinë e menaxhimit. Familja është mbështetësjsa e saj kryesore dhe tashmë që ka statusin e gjyshes është futur në histori si kandidatja e parë gjyshe që garon për të drejtuar një bashki. Ndërkohë Xhemal Bushati i PD është një shkodran i pemës së rëndë të bushatlllinjve që dikur ka qenë edhe kryear i këshillit Bashkiak. Ka mbështetjen e fortë të kësaj force politike dhe logoja i jep jo pak siguri edhe pse vetë nuk tregon shumë siguri për të dalë në media, një defekt që PD nuk e rregulloi që nuk e rregulloi në vitet e fundit. Kandidati i tretë është Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e lirisë”, pra e kundërshtarëve të zotit Basha dhe PD-së zyrtare dhe që mbështetet nga zoti Berisha. Për Spahinë, Berisha tha se është një mjek i shkëlqyer dhe përmendi faktin se është deputeti më i votuar në Shkodër. Në zgjedhjet e përgjishme të 25 prillit 2022 PD fitoi 5 deputetë kundrejt 3 që fitoi PS. Por si di fitojë PD dhe “Shtëpia e lirisë” përballë PS-së më 6 mars kur janë të ndarë? Llogaritë janë në favor të Angonit por fakti që Shkodra mbetet përherë e djathtë të bën të vendosësh pikëpyetje. Ama nëse Bushati apo Spahia do fitonin, do ishte vërtetë një përmbysje me fuqi tektonike. Megjithatë brenda garës së 6 marsit ka edhe një garë brenda PD. Duket se beteja më e fortë dhe më reale është mes Bushatit dhe Spahisë. Ai që fiton më shumë vota, edhe nëse nuk fiton bashkinë, ka shumë mudnësi të drejtojë realisht Partinë Demokratike. Për këto arsye Shkodra mbetet kryeqyteti i këtyre zgjedhjeve.

BASHKIA E DURRËSIT

Bashkia e Durrësit më 6 mars ka pothuajse të njëjtën vlerë si Shkodra. Madje disa japin argumente se me portin dhe me plazhin, Durrësi është shumë më i rëndësishmi në zgjedhjet që pritet të mbahen pas tre javësh. Në garë janë Ermiona Sako e PS, Luan Hoti i PD dhe Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”. Në Durrës ka 4 KZAZ, janë 335 QV në të cilat do të votohet dhe numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë është 258633 persona. Në 8 zgjedhje lokale, në Durrës kanë ftuar PS gjashtë herë dhe PD dy herë. Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet e 26 korrikut 1992 në të cilat kryetar u zgjodh Tomorr Golemi dhe më 20 tetor 1996 kur kryetar u zgjodh Arqile Gorea. Ndërsa që nga viti 2000 PS ka fituar të gjitha betejat elektorale lokale. Në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 fitues ishte Miri Hoti. Në zgjedhjet e 12 tetorit 2003 fitues ishte Lefter Koka. Për tre mandate më pas fitues ka qenë Vangjush Dako, i cili ka fituar garën në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, zgjedhjet e 8 majit 2011 dhe zgjedhjet e 21 qershorit 2015. Pushteti i Dakos ra kur SHBA e shpalli non grata dhe kjo bëri që të mos ishte më pjesë e politikës aktive dhe të dukshme. Në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 fituese ishte Valbona Sako po e PS, por që dha dorëheqjen pas një gafe në një prononcim pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Që nga ky moment Ermiona Sako ka qenë e komanduar si kryetare në këtë bashki. Por PS vjen më 6 mars me avantazhin e fitueses së zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit të vitit të kaluar. PS fitoi 8 deputetë ndërsa PD fitoi në Durrës 6 deputetë. Ishte një betejë që në një farë mënyre u kthye edhe në bastin e kryesocialistit Edi Rama teksa emrin e vet e vendosi të 8-in në listë. Gjithsesi Ermiona Sako ka një betejë jo të lehtë si në letër por edhe në realitet. Vërtetë PS ka fituar zgjedhjet e përgjithshme. Vërtetë PS ka traditën që gjashtë herë ka fituar zgjedhjet lokale, por Durrësi mbetet i paparashikueshëm dhe historia ka treguar se bën përmbysje të mëdha. Megjithatë Emiriana Sako ka avantazhet në radhë të parë në aspektin personal. Arkitektja që ka qenë pjesë e të gjitha projekteve madhore të qytetit është një nga hartueset e planit të përgjitshhëm të qytetit. Me 12 vjet përvojë në bashki, ajo ka qënë drejtoreshë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit dhe më pas drejtoreshë e përgjithshme e shërbimeve dhe për një periudhë edhe nënkryetare e Bashkisë. Partia Demokratike vjen në këtë garë me Luan Hotin. Vërtetë siç thotë Berisha ai nuk pranoi të marrë pjesë në primare, por Hoti njihet si njga ata demokratë që e ka nisur karrierën në politikë si anëtar i thjeshtë dhe arriti deri kryetar i degës. E njeh shumë mirë terrenin dhe njohja direkte me njerëzit është arma e tij më e fortë. Për koaliconin “Shtëpia e lirisë” kandidat është Ardin Muka për të cilin Berisha tha se një urbanist i shkëlqyer dhe një njeri me dashuri të madhe për Durrësin. Sipas tij, ai njeh të gjihë problematikën e qytetit dhe disponon një edukatë të cilësuar qytetare dhe një demorat që nuk u lëkund në asnjë lloj beteje. Të tre kandidaturat janë dinjitoze, por njëri do fitojë. PS duket jo pak e avantazhuar, ndërkohë që copëzimi i Partisë Demokratike ndjehet në ajër në dy kampet e tjera të PD dhe “Shtëpia e Lirisë”. Fituesi në Durrës më shumë duket në dorën e kandidatëve, sidomos ata të djathtë. Janë ata vetë që nëse marrin vota nga partitë kundërshtare do arrijnë në fitore. Ndryshe, PS do mbetet mbret i zgjedhjeve në qytetin bregdetar.

BASHKIA E LUSHNJES

Ndonëse me peshën e Shkodrës dhe Durrësit, Lushnja si kryeqendra e Myzeqesë do të ketë një betejë jo më pak të rëndësishme. Këtë herë edhe për faktin se kryetari i Bashkisë i dalë nga zgjedhjet e fundit, Fatos Tushe, është arrestuar nga SPAK dhe ndodhet në një proces i akuzuar për afera korruptive. Kandiatët për garën e 6 marsit janë Eriselda Sefa e PS, Indrit Sefa i PD dhe Elton Bano i koaliconit “Shtëpia e lirisë”. Në Bashkinë Lushnjë ka 2 KZAZ, 157 Qendra Votimi dhe janë të regjistruar 104249 zgjedhës. Në tetë zgjedhje lokale të zhvilluar pas rrëzimit të komunizmit 4 herë ka fitaur PS, tre herë ka fituar PD dhe një herë ka fituar LSI. Kështu në zgjedhjet e 26 korrikut 1992 kryetar u zgjodh Kujtim Haxhi i PD. Në zgjedhjet e 20 tetorit 1996 kryetar u zgjodh Agim Fuga i PD. Në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 fitues ishte Ylli Myftiu i PS. Në zgjedhjet e 12 tetorit 2003 fitues ishte Kadri Gega i PD. Në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 fitues ishte Albert Sanxhaku i LSI. Pas këtij momenti, tre herë ka qenë fitues si kryetar i bashkisë kandidati i PS Fatos Tushe. Ai fitoi zgjedhjet e 8 majit 2011, zgjedhjet e 21 qershorit 2015 dhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Bashkia e Lushnjes vjen më 6 mars me një armë të dobët për PS. Kryabashkiaku Tushe që ishte edhe rekordmen me tre mandate në xhep aktualisht ndodhet në qeli dhe kjo sigurisht ka sjellë që PD të humbasë goxha mbështetës. Por a do arrijë Eriselda Sefa të përsërisë fitoren e PS? Përsëri fenomeni i ndarjes së votës brenda PD është jo pak i rëndësishëm. Indrit Sefa i PD vërtëtë është i vlerësuar por kundërshtarët e tij brenda PD thonë se emri i tij është edhe një manovër që votuesit të ngatërrohen me mbiemrin e njëjtë me kandidaten e PS. Nëse kjo është e vërtetë, kjo metodë e lashtë nuk ka për të sjellë sukses. Për Elton Banon, Berisha ka shprehur fjalët më pozitive për faktin se u votuan nga anëtarësia. Lushnja mbetet që betejën ta ketë më shumë individuale se sa partiake. Fitues edhe këtu pritet të jetë zotësia personale e secilit prej kandidatëve dhe favorizues mbetet Eriselda Sefa.

BASHKIA E DIBRËS

Në Dibër kthehet sërish gara elektorale si një bashki dhe qark i cilësuar i nxehtë në votimet e fundit. Për Bashkinë e Dibrës ka një KZAZ, 101 Qendra Votimi dhe 56 mijë e 642 zgjedhës të regjistruar. Në garë për PS është Rahim Spahiu. Për PD Luan Haka dhe për koalicionin “Shtëpia e lirisë” Premtim Kryemadhi.  Në tetë zgjedhjet lokale të zhvilluara në këto 30 vjet PS dhe PD janë ndarë mes tyre, katër herë fituese ka rezultuar PS dhe katër herë fituese ka qenë PD. Kështu në zgejdhjet e 26 korrikut 1992 kryetar u zgjodh Kadri Rrapi i PS. Në zgjedhjet e 20 tetorit 1996 kryetar u zgodh Mentor Bunguri i PD. Në zgjedhjet e 1 tetorit 2000 fitues ishte Bajram Krashi PS. Në tre zgjedhjet e mëpasshme fitues ka qenë Ilir Krosi i PD. Ai fitoi zgjedhjet e 12 tetorit 2003, zgjedhjet e 18 shkurtit 2007 dhe zgjedhjet e 8 majit 2011. Pas kësaj kohe e kthyer në një bastion të PD, Dibra kaloi me PS. Kështu në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 fitues ishte Shukri Xhelili i kësaj force politike. Por ai u shkarua nga detyra në vitin 2016 pas publikimit të një videoje erotike. Por PS humbi Shukri Xhelilin por jo dominimin në bashki. Kështu, në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 përsëri fitues ishte përfaqësuesi i PS Muharrem Rama. Në zgjedhjet e 2019 fitues ishte Dionis Ymeraj i PS i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar për të kandiduar si deputet. Por zgejdhjet e përgjithshme në Dibër janë kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe sot jehona e përgjimit të disa bisedave në zgjedhjet e vitit 2017 është e tillë që cilësohet si një nga ngjarjet më të shëmtuara në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri. Politikanë të lartë flasin për ndikim dhe diktim në votat e elektoratit duke u bërë një çështje për organzet e drejtësisë dhe kjo shije e keqe vazhdon të ketë ndikim edhe sot në Dibër. Kjo duket se ka qenë arsyeja që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 PD fitoi në këtë qark më shumë deputetë se PS. PD mori tre deputetë kundrejt 2 të PS dhe në humbjen katastrofike të pësuar nga PD, Dibra ishte një si një lule e çelur në dëborë. Por pavarësiht kësaj rezymeje a mjaftojnë këto që PD të fitojë më 6 mars? Rahim Spahiu i PS ka mbështetjen e partisë që ka qeverinë. Luan Haka ka mbështetjen e Partisë Demokratike që fitoi zgjedhjet në Dibër më 25 prill. Premtim Kryemadhi ka mbështetjen e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pas një gare në primare. Dibra më 6 mars vërtetë do zgjedhë kryebashkiakuin, por më shumë do ketë vlerë se di vërtetojë se cila forcë politike ka mbështetjen më të madhe. Edhe këtu PS mbetet e favorizuar.

BASHKIA E VORËS

Bashkia e Vorës nuk ka vlerën dhe rëndësinë e bashkive të mësipërme por më 6 mars ka si risi votimin elektronik dhe rezultati pritet të dalë vetëm pak kohë pas përfundimit të votimit. Në Vorë ndodhet një KZAZ, janë 44 QV në të cilat do të votohet dhe janë 30053 zgjedhës të regjistruar. Rëndësia e dytë që merr Vora është një bashki një vrap pele larg Tiranës. Të tre kandidatët që garojnë besojnë 100 për qind se do të fitojnë por duhet të kujtojmë se Vora njihet si një bastion i djathtë. Në garë do jetë kandidati i PS Blerim Sheraj, kandidati i PD Ymer Marku dhe kandidati i koaliconit “Shtëpia e lirisë” Lulzim Vrana. Ndonëse në pamje të parë nuk ka ndonjë rëndësi përballë Shkodrës, Durrësit, Lushnjës dhe Dibrës, Vora pritet të ketë një garë shumë interesante. Por sa janë gjasat që tre kandidatët të fitojnë? Më i sigurtë ndjehet Blerim Sheraj i PS. Pas ka mbështetjen e një shtabi që drejtohet nga Erion Veliaj që ka arritur jo pak sukses në vitet e fundit. Sheraj ashtu si edhe në bashkitë e tjera, ka avantazhin e ndarjes së PD. Ndërkohë Ymer Marku avantazhohet jo pak nga logoja e PD. Por ende nuk ka arritur të dallohet se ka më shumë mbështetje se Lulzim Vrana i “Shtëpisë së lirisë” apo jo. Vrana ka qenë kryetar i degës së PD dhe fitoi në zgjedhjet primare në atë që organzioi “Komisioni i rithemelimit” të PD. Por PS vjen me avantazhin se ka fituar zgjedhejt e 25 prillit pikërisht aty ku mendohej se humbja e saj ishte e sigurtë. Vora më 6 mars pritet të ketë rezultatin e dalë më të shpejtë por nuk është çudi që të ketë edhe supriza.

BASHKIA E RROGOZHINËS

Vdekja në detyrë e kryetarit Haxhi Memolla e ka lënë për shumë kohë pa kryetar të zgjedhur bashkinë e Rrogozhinës. Edison Memolla u komandua në atë detyrë dhe tashmë ai e gjen veten edhe si kandiat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 marsit. Sipas KQZ në bashkinë e Rrogozhinës ka një KZAZ, 53 QV dhe kanë të drejtën e votimit 31996 zgjedhës dhe me propabilitetin e pjesmarrjes 100 për qind, mjaftojnë pak më shumë se 15 mijë vota për tu zgjedhur. Për PD kandidat është Ferdinand Saraçi dhe për koaliconin “Shtëpia e lirisë” kandidat është Hekuran Xhani. PS ka avantazhin se drejton këtë bashki që nga viti 2019 duke thyer bastionin e mbajtur si komunë e PDIU. PS ka avantazhin tjetër është se në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit mori rezultat shumë të lartë duke fituar edhe në këtë zonë. Drejtuesi i Qarkut të Tiranës për PS, Erion Veliaj, e ka bast politik fitoren më 6 mars dhe kjo e bën edhe më të vështirë garën për dy kandidatët e tjerë. Si Ferdinand Saraçi dhe Hekuran Xhani pritet të ndajnë votat duke bërë që shumica ti kalojë përsëri PS. Të paktën deri në këto momente PS duket shumë e avantazhuar dhe Memolla nga i komanduar pritet të jetë i zgjedhur.

Previous articleBASKET/ Fadromat në aksion, ndeshja Kamza-Teuta nuk zhvillohet
Next article‘Rezistenca’ për mbrojtjen e banesave, mbahet sot protesta e radhës në Paskuqan