Home Politike Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi tregon se çfarë do të ndodh me...

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi tregon se çfarë do të ndodh me PD-në nëse plotëson dokumentet

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ka lënë të hapur mundësinë e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje, nëse kjo e fundit plotëson dokumentet e kërkuara.

Sipas tij, nëse PD dorëzon dokumentacionin e kërkuar atëherë nuk ka asnjë pengesë që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të datës 14 maj.

Celibashi: Nëse dokumentacioni për regjistrimin e PD, sillet në kërkesat e ligjit, atëherë nuk ka asnjë pengesë në regjistrimin e kësaj partie në zgjedhjet e 14 majit, sa kohë që ky dokumentacion nuk është në përputhje me Kodin Zgjedhor, atëherë është më se e natyrshme që PD të mos regjistrohet. Nëse procesi dhe dokumentacioni sillet në shinat e ligjit, atëherë fiton të drejtën për të qenë subjekt zgjedhor në këto zgjedhje.

I ftuar në Abc, Kryekomisioneri theksoi se partitë politike duhet të kuptojnë se zbatimi i ligjit është detyrim kryesor.

Celibashi: Kjo nuk është një çështje që nuk e ka rëndësinë e vet, dhe mosregjistrimin i saj nuk është një ngjarje e rëndomtë, por në fund të fundit, detyrimi për të zbatuar ligjin në germë dhe frymë, nuk  gëzon privilegj për të zbatuar këtë detyrim.

Previous articleSHBA sanksionon tre persona në Bosnje dhe Hercegovinë
Next articleRusia nis më 1 prill fushatën e re ushtarake: Rekrutohen 400 mijë ushtarë