Home Sport ‘Zëra’ nga Spanja: Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i...

‘Zëra’ nga Spanja: Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës…

Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo dhe Telemadrid, sipas të cilit Zizou tashmë ka arritur një marrëveshje me Federatën Franceze të Futbollit për të zënë vendin e Didier Deschamps pas Botërorit 2022 në Katar.

Ndaj për Didier Deshamps, “Katar 2022” do të jetë një botëror i veçantë, pasi ka misionin të mbrojnë titullin kampion. Ai e ka marrë drejtimin e Francës në vitin 2012, ndërsa e udhëhoqi drejt fitimit të Kupës së Botës në Rusi. Vendin e 54-vjeçarit, përflitet se do ta zërë një nga ikonat e futbollit francez dhe atij botëror, Zinedin Zidan.

Zidane, i cili nuk ka trajnuar që nga maji i vitit 2021, kur përfundoi aventura e tij e dytë në krye të Real Madridit, do të përmbushë kështu ëndrrën e tij, asnjëherë të fshehur, për të udhëhequr ‘Blutë’, ndërsa Deschamps do të largohet në fund të Botërorit “Katar 2022”.

Një aventurë që Zidane nuk do ta ndërmarrë i vetëm, por do të shoqërohet nga disa ndihmës të tij në kohën e Real Madridit. Duke filluar nga zëvendësi i tij dhe krahu i djathtë, David Bettoni, i cili e zëvendësoi atë në pankinë kur Zizou u prek nga Covid-19.

“Shpresoj një ditë të bëhem trajner i Francës. Nuk më takon mua, por dua të mbyll rrethin me kombëtaren, – ka thënë ai. – Sot ka një ekip, me një trajner dhe objektivat e tij. Por nëse paraqitet mundësia, atëherë do të jem atje, ”- është shprehur Zidan, në qershor me rastin e ditëlindjes së tij të 50-të për ‘L’Equipe’.

Previous articleMiratohet rezoluta, NATO njeh Rusinë si ‘shtet terrorist’, thirrje për krijimin e një Gjykate Speciale
Next article“Fondi për Veriun për emergjenca vetëm 80 mijë euro në vit sa një ditë në inceneratorin e Tiranës”, denoncimi i Metës: Në Shkodër hidrovoret nuk ishin në punë se s’kishte drita