Home Bota Zbulohet tuneli sekret i drogës në Meksikë, i gjatë sa gjashtë fusha...

Zbulohet tuneli sekret i drogës në Meksikë, i gjatë sa gjashtë fusha futbolli

Zbulohet një tunel shumë i gjatë i kontrabandës së drogës në pikën kufitare Otay Mesa të San Diegos. Autoritetet amerikane njoftuan se tuneli ishte me një gjatësi sa gjashtë fusha futbolli.

Sipas mediave të huaja, tuneli sekret kalonte nga Tijuana, Meksikë deri në një zonë industriale në Kaliforni dhe përmbante sisteme hekurudhore, ventilim, energji elektrike. Në tubel u sekuestruan 800 kg kokainë, 75 kg dhe 1.6 kg heroinë.

Pas konstatimit të tunelit janë arrestuar gjashtë persona të moshës 31-55 vjeç, të gjithë nga Kalifornia e jugut.

Që nga 2006, janë gjetur 15 tunele të sofistikuara të përshtatura për transportimin e drogës në kufirin Kaliforni Meksikë. Drogat e forta, si heroina, metamfetamina dhe fentanili, zakonisht kontrabandohen përmes pikave kufitare zyrtare nga Meksika, sepse madhësia e tyre e vogël dhe mungesa e erës e bëjnë të vështirë zbulimin e tyre.