Home Aktualitet Zbulohet emri. Ja kush është qytetari 39 vjeçar që bleu vota për...

Zbulohet emri. Ja kush është qytetari 39 vjeçar që bleu vota për fituesin në Kavajë

Një person në Kavajë është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Klodian Kapidani, 39 vjeç me banim në Kavajë, sipas SPAK, në datën 14 maj, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit.

I arrestuari me urdhër të SPAK, sipas burimeve jozyrtare për Euronews Albania, ka ofruar para për kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” Fisnik Qosja që u shpall edhe fitues.

GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj 39-vjeçarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Previous articlePersonat e pagjetur në Spaç, zyrtarja e Autoritetet të Dosjeve zbulon si qëndron e vërteta mbi fatin e të burgosurve
Next articlePolicia serbe arreston kreun e shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, lejoi një shfaqje teatrale të financuar nga Qeveria e Kosovës