Home Kosova Yilmaz: Kosova duhet të jetë e barabartë me çdo shtet në Ballkan

Yilmaz: Kosova duhet të jetë e barabartë me çdo shtet në Ballkan

yilmazKosova duhet të jetë e fuqishme sa çdo shtet tjetër në Ballkan, dhe duhet të jetë e barabartë me çdo shtet, tha sot në Prishtinë ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, i cili është shprehur se Republika e Turqisë është e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri Yilmaz, ka thënë se ky shtet dëshiron që Kosova të jetë shtet funksional, ta këtë ushtrinë dhe policinë e vet dhe në këtë çështje Turqia do ta jap kontributin e vet.
“Nuk duhet të ketë dallime ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit. Kosova duhet të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit, as ma pak e as ma shumë “, ka thënë ministri Turk pas takimit që ka pasur me homologun e tij Agim Çeku.
Ai tha se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.
I pyetur nëse duhet ndërhyrja ushtarake për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të cilat funksionojnë në territorin e Kosovës, ministri turk është shprehur kundër një ndërhyrje të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë drejtim është dialogu. Ai tha se dera e dialogut nuk duhet mbyllur asnjëherë pasi pakënaqësitë e reja mund të sjellin edhe armiqësi të reja. Ndërsa ministri Çeku duke falënderuar ministrin turk për kontributin e dhënë ka thënë se Turqia është ndër vendet që me se shumit e ka ndihmuar forcimin e FSK-së. “Turqia na ka furnizuar FSK-në me disa autoblinda, ndërsa sot morëm premtimin edhe për një ndihme tjetër, po ashtu me disa autoblinda të cilët do të ndihmojnë në forcimin edhe me të madh të FSK-së.
Ylmaz i cili po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare, pas vizitës që ia bëri Shqipërisë, e ka vizituar Ministrinë e FSK-së. BS


Yilmaz: Kosova duhet të ketë ushtri

Republika e Kosovës duhet të ketë ushtrinë e vet ashtu si e kanë të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane, tha sot Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz.
Ylmaz i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë ka vizituar Ministrinë e FSK-së ku është takuar me Ministrin, Agim Çeku.

Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.

Duke folur për situatën në veri të vendit tonë, ministri turk tha se dera e dialogut nuk duhet mbyllur asnjëherë pasi pakënaqësitë e reja mund të sjellin edhe armiqësi të reja.

Previous articlePD “masakron” gratë pas kompromisit me PS. Kandidatët grinden: Kush është më shumë grua
Next articleAustria rikonfirmon përkrahjen për Kosovën