Home Politike Xhemal Qefalia thumbon Metën: Ne fëmijët i çojmë në kopshtin e lagjes,...

Xhemal Qefalia thumbon Metën: Ne fëmijët i çojmë në kopshtin e lagjes, ai i dosjeve i dërgon në Angli

Deputeti socialist i Tiranës, Xhemal Qefalia ka thumbuar sot kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën teksa pjesë në inagurimin e shkollës së re në Qesarakë, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut Klodian Tanushi.

“Të nderuar prindër, juve që do sillni fëmijët duke filluar nga sot te kjo shkollë. Ne jemi të asaj pjesë që fëmijët tanë i bëjmë, i rrisim, i çojmë te kjo çerdhja këtu afër, te ky kopshti këtu.

Nuk i bëjmë siç i bën ai i dosjeve. Ai që thotë unë i çoi në Angli dhe do t’i kthejë këtu”, tha Qefalia.

Më tej, deputeti ka falenderuar Ramën edhe për gjimnazin e ndërtuar në këtë zonë. “Ne e kemi tashmë shkollën e mesme “Luan Hajdaraga”, një shkollë shumë cilësore dhe me shumë nivel”, tha Xhemal Qefalia.

Previous articleAlimehmeti shpall kandidaturën: Tirana jonë e sëmurë, ta shërojmë të gjithë bashkë
Next article‘Egnatia na dha një shpullë të rëndë’, trajneri i Partizanit: Laçi ka ndryshuar, s’është më ai i sezoneve të kaluara