Home Humor Xhaxhi militanti vazhdon poemën kushtuar komunistëve të PD-së në parlamentin e parë

Xhaxhi militanti vazhdon poemën kushtuar komunistëve të PD-së në parlamentin e parë

Ligji i tokës 7501-e njëshi, u vendos pa shumë debate
Që të mbetej si më parë, si të ishte ligj gallate
Dhë kështu filloi rrënimi dhe kuvendi bëri paktin
Mes pakicës dhe shumicës u vendos shuma për aktin

Dhe kështu demokracia nisi krisjet dhe përplasjet
Në kuvend u vendos rreshti ndaj filluan dhe gajasjet
Nuk duhej më guximi as dhe respektimi i lojës
Për Azemin e dhjetorit nisi dhe mbyllja e gojës

E kështu vijoi kuvendi herë me sherre herë me paqe
Për të miratuar ligje dhe për të hënd=gër sufllaqe
Se që të ndërtosh shtetin dhe të vendosësh të drejtën
Duhen bythë prej të mençuri dhe jo ushtarë për gavetën

Me Mandelën e zhuritur në galerat e burgimit
Filloi lufta për ta shbërë nga deliri i tërbimit
Hapen dosjet me vërtik për t’i gjetur edhe nofkën
Që të rrinte urtë qyqari, se i bënin edhe gropën

Me urdhër bga presidenti dhe me dallavere zyrash
Nisi të çmontohej shteti nga ky soji këllirash
Se detyra e shkatërrimit dhe kompleksi i Tiestes
Po minonte çdo strukturë për detyrën ndaj vetes

Dhe kështu e pat kuvendi me Mandelën e nderuar
Që nuk mundi të mbroj veten dhe as vendin e shkatërruar
Se zullumin e malësorit nuk e ndante dot urtësia
Ndaj u zgjodh përsëdyti, si një mumje nga drejtësia

U përdhos parlamenti nga shumica e Saliut
Se opozita mavria nis të fshihej në vrimë të miut
Ndali shteti nga babëzia dhe po afrohej batica
Funksionimi i kuvendit po rrënohej nga shumica

Nuk kish sherre as davete për të miratuar ligjet
Si në kohën e Enverit kur partia mbyllte shtigjet
Dhe Arbnori i trukuar nga trysnia e pushtetit
Nuk po dinte si të sillej dhe të bëhej pre e vedit

Plasi lufta, u shkri shteti dhe njerëzia mori rrugët
Komunizmi i Saliut mori frenat edhe lugërt
E fituan prap pushtetin me sejmenët e Ramizit
U stopua historia dhe ju sulëm prap orizit

Parlamenti dal prej luftës dhe prej gjakut të miletit
Nuk vendos në krye të vendit Gjinushin e fakultetit
Me urrejtjen nëpër deje dhe me dufin e pushtetit
Nis seancat e Saliut për heqje imunitetit

Me humorin e tinzarit dhe me mllefin e llogjikës
Nis tall bythën ndër seanca në krah të shumicës
Por partisë së Saliut na i kishin rënë brekët
Ndaj dhe vetulla e Gjinushit ngrihej ulej si lejlekët

Ngrefi dufin e seancës dhe kërkonte me ngut ligjin
Për Saliun donte burgun për të vënë në vend prestigjin
Por qytetari kish harruar për marrëveshjen mes padronit
Do të bëni veç spektakël në shërbim të opinionit

Dhe kështu e mbyll Gjinushi aventurën e kuvendit
Me hartime rezolutash për hartimin e vetë shtetit
Hartoi ligje për së pari dhe në shërbim të pushtetit
Se gomonet e trafikut nuk e lanë të ikte detit

Në kolltukun e kuvendit nis na ulet dhe Namiku
Si një komunist i pastër, me fytyrë prej komiku
Se kish qenë kandidat për vendin e presidentit
Ndaj i kishte lezet vendi në krye të parlamentit

Nuk kish mllefe porej idioti, as hakmarrje e lajthitje
Ishte brezi i bac Enverit, i brumosur me mëditje
Se pushteti ishte marrë nga Iliri me pislliqe
Ndaj nuk ndjehej i sigurtë dhe nuk bënte gomarlliqe

Dhe kështu ndodhi vërtet nuk po mundej të përballej
Se kish marr revanshin Nano dhe nisi të tallej
Kërkoi kokën e Namikut për të bërë dallavere
Për të vënë në vend inatin dhe për të tallur mendere

Kaq e pati dhe Namiku në krye të parlamentit
Ngeli si gjethja e fikut në bythën e pushtetit
Me manovrat e Fatosit për të larë hesapet
Ngeli si sharlatan dhe nuk bëri as sevapet

Në karrigen e lënë bosh nga intriga e pushtetit
Na u ul një enverist për karshëllëk të lezetit
Pëllumbi i komitetit zuri vendin e Namikut
Që të ruante ekuilibrin mes horllëkut dhe komikut

Nuk kish pasur kurrë problem me Saliun e partisë
Ndaj u ndje komod Serveti në përballjen e kotësisë
E drejtonte parlamentin me metodën e Enverit
Për të ruajtur në mejdan përplasjen e nderit

Në seancat e Servetit nuk kish sherre për drejtim
As për fjalën e ndërprerë, për të ruajtur parimin
Fushëbeteja e kuvendit mbetej në dorë të Saliut
Që të bënte pak humor dhe t’i ngjasonte ariut

Nuk shqetësohej drejtuesi se kalonte dhe koha
Le të fliste kush të dojë sa t’i dilte dhe boja
Se ky popull don gallatë dhe nuk e kupton lojën
Ndaj gajasej dhe Serveti, kur të gjithë haonin gojën
Babaxhani flokëbardhë nuk u shqua kurrë për vrerin
Nuk kërkonte epitete që të kallnin edhe tmerrin
Mbeti një komunist me bindje dhe me parime nderi
Që nuk u përfol kurrë në një parlament sherri

Dhe mbaroi qetësia në drtejtimin e kuvendit
Pas fitores së të djathtës do t’i kthehej sherri vendit
Të stërlodhur nga mundimi dhe nga lufta me të majtën
Më në fund i morën frenat dhe filluan me uratën

Nis dilema me kuvendin që të zgjidhte kryetarin
Mjaft me meshkuj me kulturë që nuk ja pamë hajrin
Duam luftë në arenë për reformat e zhvillimit
Që t’i ndrrojmë faqen vendit në luftë kundër krimit

Kemi vite të uritur dhe na duhet shpejtësia
Ndaj na duhet një flokëgjatë që të zhduket qetësia
Ta hutojmë jkundërshtarin dhe t’i mbyllim gojën
Zgjodhën Jozin në bash të vendit për t’i diktuar lojën

Dhe kështu nisën punën për të mbush arkën e shtetit
Të lënë bosh nga Fatosi të harxhuar përtej detit
Se banditët e së majtës nuk u stepoën nga babzia
Ndaj e lanë dhe pushtetin që mos flinin te qelia

Kompromisi për pushtetin ishte loja emashtrimit
Të gënjehej njerëzia për t’i dhënë votën trimit
Për të zbuar korrupsionin dhe për të vendosur rendin
Kjo ish besa e bac Saliut me miletin dhe kuvendin

Kur na ngrifet kryetarja, porsi muti në majë të plehut
Si një bishë me të zeza, dukej vetja e bukura e dheut
Me metoda prej rrugaçi dhe me mllefe të pështira
Spikerja e parlamentit zgjodhi rrugë të vështira

Në përballje me të fortët dhe me horra të stërvitur
Ndeshej femra shqiptare si të ishte e lajthitur
Nuk kuptonte zoga e Shkodrës se rrufjanët të ngrenë bishtin
Ruajnë rastin prej zagari dhe pastaj të fusin gishtin

Pë reformnat në tatime dhe për ligjet për doganat
Kompromisi ishte gati nuk ranë as këmbanat
Ndonjë krizë të momentit bënin gati dhe fitilat
Por pakica e Ed Ramës niste frynte dhe bilbilat

Me debate dhe me sharje ngrifej dsalla për mjaft ligje
Kryetarja e kuvendit mbyllte dyer s’hapte shtigje
Ngrifte sherrin pa kriter dhe përbuzte retorikën
Si të ishte një skifter sulej fort mbi opozitën
(Vijon numrin e ardhshëm)

Previous articleTerrori, si përpjekja e fundit për të dorëzuar pushtetin
Next articleBeyonce mbështet martesat e së njëjtës gjini