Home Humor Xhaxhi militanti tregon se si e zbuloi Kilja logon dhe dorëzon poemën...

Xhaxhi militanti tregon se si e zbuloi Kilja logon dhe dorëzon poemën e parë kushtuar parlamentit

Kilja deputetXhaxhi militanti ka filluiar të jetë shumë aktivë këto dtë duke kompesuar kohën që ka humbur, ndërsa ishte pëfaqësuesi i forumit rinorë të PD-së në një delegacion jashtë vendit. Këtë radhë ai ka ardhur mjaft entuziast dhe ka sjellë në redaksi një foto tronditëse, ku sipas tij ka marrë frymëzim edhe njeriu që e do median me shpirt dhe që nuk rron dot pa fjalën e lirë dhe pse ulëret me zëtë lartë, që ajo të jetë në funksion të instersave të tij. Foto e botuar në këtë faqe, tregon qartë se nga e ka marrë frymëzimin Kilja për logon e televizionit dhe aq më shumë mesazhin që ai kërkon t’i përcjellë doktorit. Por kjo nuk ka qenë surpriza e vetme. Ai është shprehur se e donte fjalën e lirë dhe aq më shumë që kjo fjalë e lirë ishte e mishëruar te njeriu që po hap television dhe që quhet Kilja. Por pasi ka dhënë këtë mesazh dhe pasi është shprehur se Kilja është “Melvin Mensheri” i gazetarisë durrsake, ai ka nxjerrë nga xhepi një tufë fletësh të bardha dhe i ka hedhur mbi tavolinë. Ishte poema e radhës e tij, që ja kushtonte parlamentit. Na u lut t’a botonim të plotë në një numër po kjo ishte e pamundur falë talentit të tij që e ka zgjeruar aq shumë, ndaj poema do të jetë në vijim në disa numëra të tjerë.

Parlamenti….

Nuk kam ditur ç’është liria dhe kuvendi i mendimit,
Ku shpaloset dituria dhe fjaloset dija e trimit,
Në faltoren e mejdanit, ku përplasen shumë mendime,
Ku fiton veç djallëzia dhe jo shpresa legjitime.

U ngujuam pranë ekranit në ato dite lirije,
Të shohim parlament, një turmë njerëzish plot me dije.
Por padija na gënjeu dhe na shtangu dhe fjalorin,
Se në sallë kishin dërguar edhe banditin edhe horrin.

Ishte shpresa e lirisë në një sallë me vetë Enverin,
Që u gdhinë një ditë pa bacën dhe nxorën vrerin,
E kthyen këtë sallë në mejhanen e humorit
Ku gajasej gjithë mileti me zullumin e gjithë korit.

Si për dreq të njerëzisë dhe të vetë zakonit,
Nuk mendon deputeti pa bekimin e padronit,
Ngrinte dorën, ulte kartën për të votuar ligjin,
Që Shqipëria të shpëtonte dhe të rriste prestigjin.

Dhe kështu nisi rrugën, nëpër dritë e nëpër hije,
Kuvendi i parë shqiptar mbushur plot me hije,
Ca të veshur me kostume e kollare dalë boje
Me mandatin e këtij populli që vuante për bukë goje.

Me Adilin kryetar që kishte mbetur si fosile,
Si mumje e regjimit, ngrinte zërin dhe tundte zile.
Kishte mbetur i murosur nga shpërbërja e vetë shtetit
Me mendimet e Enverit s’po i jepte dum davetit.

Opozita e kuvendit kish mbledhë ajkën e vatanit,
Komunistë e spiunë ngritën krye ndaj katranit,
Ej ti mos ik, ej ti …sa lexove testamentin,
Briste krietar Adili, si trumcaku kur shijon lezetin.

Krahu i majtë i pozitës nuk guxonte të fjalosej,
Me shumicën në kuvend nisi shpejt të baltosej,
Si turmë e dalë nga fshati dhe katunarija,
Mbante rreshtin në kuvend me mënxyrën si mavrija.

E djathta kish pak numëra dhe nuk merrte dot vendime,
Tolerance zinte vendin, po nuk mposhtej me mendime,
Ishin pak në të vërtetë, po si gjelat hidhnin vrapin,
Nuk i komandoje dot, ndaj dhe nuk bënin dhe hesapin.

Nuk duroi dot Saliu që të mos i merrnin dorën
Na shpërndau parlamentin dhe nis e kurdis orën.
Nuk na duhej më mendimi as dhe shpura intelektit
Arsimtarë dhe aktorë mbushi sallën prej sikletit.

Kaq e pati dhe liria për të shprehur qartë mendimin,
Se tash kishin kryetar që e përjashtonte trimin.
Uniteti është deviza se kështu thosh bac Enveri,
Ndaj u struk pozita shumica nga deliri dhe nga tmerri.

Kryetar të parlamentit zgjodhëm një të dalë nga ferri,
Urtësia e Arbnorit qëndronte larg nga sherri.
Si njeri i vuajtur që kish njohur tutelën,
E ngritën në piedestal, baraz me vetë Mandelën.

Previous articleQeveria hakmerret me Bashkinë. Ekipi volejbollit “Teuta” në prag falimentimi,
Next articleAdem Demaçi akuza klasës politike në Shqipëri e Kosovë si pengje të serbëve dhe grekëve