Home Humor Xhaxhi militanti publikon bisedën me kukullën e bashkisë dhe prefektin. Zbulon se...

Xhaxhi militanti publikon bisedën me kukullën e bashkisë dhe prefektin. Zbulon se kush është sekseri i Petritit të Fahriut që ka paguar dy milion lekë për ti bërë libër babës

Xhaxhi militanti ka gënjyer ditën e parë që ka ardhur në redaksi. Ai tha se kukullën e bashkisë dhe prefektin nuk i kishte kontaktuar dot. Janë të zënë shumë me punë. Fillimisht ajo e bashkisë ngeli duke mbjellë pemë. Po punon me tre turne dhe ka gjetur belanë se këshilltarët nga 50 që janë, thotë që 30 janë idiotë si unë, si ajo me një fjalë,  se nuk marrin vesh çfarë miratojnë.

Tani kaq tha ndërsa u ul në vendin e tij, ndërsa për prefektin tha se kishte pasur një incident. Epo normalisht që për incidentin kanë menduar se është politik. U interesova dhe pyeta andej nga ata të PD dhe i thashë mos keni pasur incident me Emilin, tani mos ti ngatërrojmë, një është Elio, ai që çon projketin, ky që e miraton,  le që kush e ka pjedhur këtë quhet shkurt Emiljo!

Ai që pyeta në fakt më tha se kanë respekt dhe i vjen aq keq që në vitin 2009 apo 2008 ai iku nga shoqata e persekutimit se njëherë që i thamë ne se do kalonim majtas …nejse ndodhi një gjë që nuk është mirë ta themi se fatkeqësi do të kemi të gjithë. Po mu betua që ka qenë i persekutuar. Nuk e kishte me bindje po e kishte inatin me ata të vetët se ata të gjithë në punë, ky ende nëpër shoqata. Nga inati ishte bërë i persekutuar.

Ja kështu më thanë si fillim se bisedat e plota do tua jap ke ky aparati që nuk ja di emrin që e quani ju. Unë flisja dhe mbeska inçizonte. Është bërë shejtanke e madhe. Tani që ka lënë edhe burrin e pestë nuk mbahet. Shikon ata të përputhen dhe thotë u pika mu në  institucione. Të dalë një herë unë aty në panair dhe ta shihni ju ble kush libër më apo jo. Nejse gjëra me zarar. Po inçizimet i bën shejtanka se edhe burrat ashtu i ka ndarë duke incizuar. I thashë që edhe mund të bëjmë ndonjë pajtesë se njerëz jemi. Po ma preu shkurt. Edhe Sazanit më tha te Erioni i punon çuni po Velierës i bëri mutin…

Tani se unë nuk di ti zbardh mirë po më ndjeni i keni orgjinale. Në fillim i rashë kryetares ose kukullës siç thotë ai i juaji që keni këtu.

-Alo përshëndetje zonjë si jeni?

-Hë re pallë muti muti mua më thu zonjë ti…i bythë roje poshtë bashkisë. Je çami im se e di unë çfarë të bëj!

-Ajo nuk kuptoi gjë po mua më shpëtoi shurra…sa gjeti mbeska legenin, u shurros tapeti po tha nuk ka problem se do të ketë temperatura të larta këto ditë. Nesër unë iki për Dhërmi dhe nxirre pak në ballkon. Tani nuk është momenti po të paktën bëri bisedën se të nesërmen kur e nxorra në ballkon shurra ishte mirë, nga zori i lëshova atë të madhen. Do zot e kap ndonjë shi sa të vij ajo se ikën njolla. Po e bëj me një ilaç mizash unë po nuk po ka sukses. Tani dëgjoni se dua të vazhdoj bisedën  ku e lashë:

-A po flas me kryetaren e bashkisë unë?

-Kryetaren e sat ome. Kam tre muaj pa dhënë bonuese, kam mbjellë 30 pemë, 40 janë tharë, pesë pallate nuk janë shembur akoma,  gjashtë firma kanë gjithsej tetë puntorë…

-A je ti Kukulla moj bijë?

-Ua ua, po po unë jam…panairi i librit do të ketë një masivitet të gjërë. Kemi problem me njerëzit që do të dynden nga fshati se nuk kemi me çfarë i sjellim po ata nga dhjetë pleq kanë mbetur. Tani librat që do të jenë më të mirët do ti kem edhe unë dhuratë se ma ka thënë vetë Petriti. Pyeta Gjushin dhe i thashë këta të Durrësit të jepnin libra. Më tha një prifti tha ai  se kujtoi se jam ortodoks, po tre që kishte bërë gati dhjetë libra,  hoxha i mori me vete.

-Moj bijë po shumë lekë për një panair në këtë kohë, shumë llafe se si e keni bërë, po nuk kishte një rrugë tjetër…

-Po çfarë lekësh janë ato. Gjushi donte me fitu me 14 mijë vota më shumë. I ndau Rama dysh ata edhe unë me 14 mijë më shumë fitova. Pastaj unë jam rritur me librin. E c’farë është libri në fund fare një servis makine. Tre kandidatë ka nxjerrë Fahriu me një makinë në Durrës. Madje edhe ja mirëmbajnë.

-Po kto aktivitetet 12 në ditë do të jenë apo…se shkurto edhe dita një cikë.

-Aktivitetet janë si tezgat, si tavolinat, kujt më do mua ja lejë kujt jo kam Vason apo nuk e njeh…ka qenë polic po nuk bënte për atë punë. Për tavolinat. Të rruan. I keni pare vetë trotuaret.

-Jo nuk e njoh..kam dëgjuar për Vasil Shanton dhe Vaso Llapën,  po kanë qenë me PD në fillim më duket.

-E pe çfarë u bëra me goglat. I futa një telefon atyre të llotos dhe i thashë si ti bie gogla filanit. Futi në frigoriver më tha dhe e pe sa bujë që bëri transparenca. Vetëm një idiot e kishte lënë në banjo dhe na ra në fund se kishte marrë urinë më shumë.

-Ke librat e kisha unë…

-Xhaxhi militant…ke goglat e kam unë se ata të sjellin vërdallë. Ke parë short me libra ti. Ke dëgjuar ti që kujt i bie Kadareja merr katin e dytë. Jo jo vetëm me gogla. Kemi prositur një material tjetër tani që ka lidhje me një lloj metali se e kupton këtu te ne edhe kulturën inxhinier minierash e mbulon. Po do flasim se po merr ai i gjati…e di ti kur merr ai luan dhe vetë dhe i luajnë dhe goglat. C’pyet pëata tonat pastaj! Hajde duroje. Do flasim në ditët në vazhdim

E që thoni ju djem dhe çupa kjo ishte biseda e lënë përgjysëm. Do kemi rast edhe nesër. Tani po u tregoj atë të Elijos…si e thashë atë të Emiljos:

-Alo!!!

-Alo po kush jeni se po flas me policinë…

-Për mua re me policinë?

-Jo sa herë bie telefoni flas me policinë që ta inxhizojnë dhe ta kuptojnë se kush janë kompetencat e mija dhe kush i shkel ato dhe pse unë jam këtu si përfaqësuesi më i lartë dhe pa fjalën time nuk bëhet asgjë edhe pse mua thjeshtë mi sjellin ti firmos…nganjëherë i firmosin edhe vetë ata. Po kujt t’ia prish. Ja ia prishët Gjushit . Më mori nga rruga dhe vetëm falë atij kam përfituar se partia ka fituar një mut nga unë. Edhe një televizor ke shtabi e mora se thashë se nuk më bëjnë drejtor. Atij i shkoji fjala po heshti. Lereni Emiljon tha, se ai më ka ndenjur besnik. As posta nuk mi  sjellë ato që më sjellë ai. Pastaj ua kishte mbyllur gojën edhe atyre në Tiranë.  Ore koqe i kishte thënë, po kur të mos kemë unë çfarë të vej prefekt ku ta gjej se vetëm ai vjen. E ja kështu po për çfarë më more se këtu të gjithë drejtorët  pa lejen time nuk miratohen. E ka ligji se as ka pjerdhur kush për mua.

-Atë të panairit të librit desha të pyes…

-Pa sa keq më ka ardhur. Po është mbushur administrata me njerëz të PD nuk e kupton. Nuk kemi çfarë të bëjmë edhe tregu i ri me njerëz të PD është mbushur. Shkova jë ditë të blija domate dhe i thashë njërit që shiste se isha prefekti. Të kap një kokërr të madhe ai, zemërkau dhe t’ma lëshon kokës. Nejse më shumë më dhembi se edhe ai trap ai lloj domate nuk ka lëng dhe unë kollaren kisha hall mos u bënte pis. Që thua ti nipi më solli projketin. E ke lexuar vetë. E ka qarë ligjërisht. Hapa të gjithë patentat që kisha lëshuar asnjë rregull nuk kishte shkelur legeni. E firmosa. Panairin nuk e shpëtojmë dot po tre herë kam dalë nga tregu dhe nuk po e gjej atë fshatarin që më gjuajti me domate.

-Po ai çfarë pati me ty?

-Po kur i thashë unë se jam prefekt më tha:  E kujt i plasi bytha! Kam gjithë natën duke vjel domate. Me çfarë të merrem unë i ziu me librin apo domatet?

-Për atë sekserin do flasim si të mbaroj me keta të dy!