Home Kosova Williamson në Beograd për “trafikimin e organeve në Kosovë”

Williamson në Beograd për “trafikimin e organeve në Kosovë”

largea_john_clin1359705568Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, ka biseduar me shefin e ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.

“Vukçeviq dhe Williamson kanë shkëmbyer informatat dhe njohuritë, te të cilat kanë ardhur gjatë marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë të ditura. Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty-t. Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë. Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.

Previous articleBanorët ambasadorit amerikan: Ja si na ka vjedhur tokat mafia në Hamallaj
Next articleAvramopulos takon Bidenin, diskutohet edhe për emrin e Maqedonisë