Home Sport Wesley Sneijderi dhe Robben nuk ftohen në kombëtare

Wesley Sneijderi dhe Robben nuk ftohen në kombëtare

Wesley-SneijderiTrajneri i Holandës, Louis van Gaal, nuk i ka përfshirë Wesley Sneijderin dhe Arjen Robbenin në listën e futbollistëve të cilët do të luajnë në miqësoren kundër Italisë.

Përveç Sneijderit dhe Robbenit, Van Gaal i ka lënë jashtë listës edhe Maarten Stekelenburg e Rafael van der Vaartin.

Stekelenburg e ka humbur pozitën e shartuesit te Roma, ndërsa Sneijder nuk ka luajtur që katër muaj futboll, ai së fundmi i është bashkuar Galatasarayt.

Van der Vaart dhe Robben kanë pasur probleme me lëndimet e tyre kohën e fundit, por të dy kanë luajtur gjatë vikendit për ekipet e tyre.

Ndeshja miqësore kundër Italisë do të luhen në Amsterdam Arena me 6 shkurt.

Previous articleTjetër fushatë për Mirandën
Next articleMaradona fiton gjyqin me Italinë