Home Politike Walker tregon takimin me Thaçin: Kisha dëgjuar për të por nuk e...

Walker tregon takimin me Thaçin: Kisha dëgjuar për të por nuk e kisha takuar

Ambasadori William G. Walker, ish-shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, është diplomati i cili dëshmoi botës masakrën e kryer nga serbët në Reçak.

Në emisionin “Opinion”, Walker tregon situatën e krijuar në Kosovë para konferencës së Rambujesë so dhe për takimin e tij me ish-Presidentin Hashim Thaçin.

Ai thotë se kishte dëgjuar për Thaçin, por nuk e kishte takuar më parë atë, deri në momentin që u mbajt konferenca.

Diplomati tregon dhe bisedat e bëra në nivele të larta për sulmet serbe në Kosovë si dhe përpjekte e gjetjes së një zgjidhje situatës.

Fevziu: Më pas u larguat nga Kosova përpara bombardimeve të 24 Marsit.

Walker: U zhvillua Konferenca e Rambujesë. Unë isha i pranishëm në sesionin e parë. Ato pash dhe takova për herë të parë Hashim Thaçin dhe disa prej…

Fevziu: Ishte takimi juaj i parë me Thaçin?

Walker: Po. Edhe me të tjerët.

Fevziu: Nuk e dinit paraprakisht se kush ishte Hashim Thaçi?

Walker: Kisha dëgjuar për të…

Fevziu: Kishit informacione për të…

Walker: Shkuan në Rambuje me një avion francez. Unë shkova nga pas me një avion privat për tu siguruar se ata mbërritën. Rambujeja ishte interesante. Takuam disa prej liderëve të BE-së, të vendeve anëtare të BE-së. Takova delegacionet, atë serb të kryesuar nga Miletinoviçi, një burrë për të cilin nuk kisha shumë respekt dhe nga ana tjetër ishte pala shqiptare me Dr. Rrugovën, pjesën paqeruajtëse të delegacionit dhe më pas pjesa ushtarake, ajo e UÇK-së. Sesioni i parë nuk shkoi shumë mirë. Pala shqiptare kërkoi një shtyrje dy-javore. Madeleine Albright…

Fevziu: Për të diskutuar me njerëzit në terren…

Walker: Po, fiks. Kjo ishte arsyeja dhe Madeleine Albright-i… dikush i kishte thënë se ne do të nënshkruanim dhe ajo ishte shumë e shqetësuar. Megjithatë ne u rikthyem. Unë u ktheva në Kosovë dhe misioni im më pas ishte të zbuloja pse UÇK-ja nuk kishte nënshkruar dhe përgjigja ishte ajo që ju thatë. Po ashtu më thanë: shiko Ëalker, ne asnjëherë më parë nuk kemi qenë pjesë e negociatave serioze të nivelit të lartë. Herën e parë që u ftuam, ishim në këtë pallatin e madh të Rambujes duke folur me liderët e botës së lirë… Ai është. Veton Surroi…

Fevziu: Rexhep Qosja…

Walker: Shikojeni Hashim Thaçin. Duket si 20 vjeç këtu.

Fevziu: Ka qenë 28 vjeç këtu.

Walker: Ok. Dhe ai ishte lideri i atij grupi. Ai e dominoi palën shqiptare.

Fevziu: Absolutisht. Sepse UÇK-ja dominonte situatën në atë kohë.

Walker: Po, kishin armët. Megjithatë, ishte diçka shumë interesante. U ktheva dhe pyeta disa prej burrave nga UÇK-ja që njihja dhe më thanë: Shiko, ne ishim në tavolinë me ministrinë jashtëm të Britanisë së Madhe që përfaqësonte Tony Blair, me Ministrinë e jashtëm francez, ne e dinim se ndodheshim në botën e madhe. Këto ishin persona të cilat e fitonin bukën e gojës nga negociatat dhe ne nuk dinim asgjë nga këto gjërat kështu që menduam se mund të kishte hile të vendosura në letër, kështu që ne duam të kthehemi, të kontrollojmë shkresat dhe të flasim me njerëzit, ato për të cilët luftuam nëse donin që ne ta nënshkruajmë. Pas dy javësh thanë se do të kthehemi dhe do të nënshkruajmë.

Previous articlePse “Foltorja” po detyrohet të bëj “sekondaret”?
Next articleShqipëria me rikuperimin më të shpejtë të turizmit në Europë, rritja më e lartë e net qëndrimeve për vitin 2022