Home Rajoni Vuçiç i ‘dorëzohet’ Kosovës: Ma bënë të qartë se me çfarë do...

Vuçiç i ‘dorëzohet’ Kosovës: Ma bënë të qartë se me çfarë do përballemi nëse nuk e pranojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se për të sot ka qenë ditë shumë e vështirë. Sipas tij, “ndoshta biseda më e vështira që e ka pasur me ta”.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.

“Në këto kushte kërkuam nga përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë plus Lajçak ,që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe Metohi dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni  i Komunave Serbe, i cili jo vetëm që është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë, dhe është urgjente, sepse vetëm pas kësaj është i mundur kthimi në institucione dhe bisedimet për një normalizim të situatës”, tha Vuçiq.

Duke folur tutje rreth përmbajtjes së takimit Vuçiq shtoi se “thashë se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me kabinetin e  Qeverisë së Serbisë Kuvendit dhe me të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, por një gjë e bëra shumë të qartë dhe tregova gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas se propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq.(Express)

Previous articleHarry Kane shënjestra kryesore e United
Next article20 gënjeshtra historike për Mesjetën