Home Kronika Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati,...

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shoqërohet edhe një grua nga Berati, zbardhen dyshimet e policisë

Hetimet e policisë për vrasjen e Pjetër Kolës në zonën e Pukës kanë çuar agjentët në gjurmët e një tjetër gruaje, e cila mësohet se është shoqëruar tanimë.

Sipas mediave, mësohet se gruaja e shoqëruar është nga Berati dhe është ndaluar pasi mendohet se ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola dyshohet se ndodhi në një magazinë në fshatin Korthpulë, pas prishjes së pazareve të drogës.

Deri tani të arrestuar për ngjarjen janë dy banorë të zonës, një grua nga Cërriku dhe e sapondaluara nga Berati.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Martin Pergjini mbetet ende në arrati. Dyshohet se në magazinën e drogës që u bë shkak për vrasjen e Kolës më 27 shtator, punonin gra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe ndër punonjësit e angazhuar aty ishin edhe shtetas të huaj.

Previous articleKush është “Pipila”, 27-vjeçarja shqiptare prej 1 dekade në grabitjet me kallashnikov, pa burrat e bandës duke përdhunuar gratë
Next articleBerisha, frikë nga Meta për ‘gërryerjen’ e PD! Mesazhi i ‘koduar’ pas takimit me Kim