Home Politike Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur të dalë e vërteta

Gazment Bardhi me anë të një postimi në ‘Twitter’ i është përgjigjur sërish akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan.

Bardhi i kërkon Berishës të heshtë dhe të presë zbardhjen e ngjarjes nga Prokuroria e Elbasanit.

“Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasnit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje. Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën”, shkruan Bardhi në Twitter.