Home Kronika Vrasja e dyfishtë/ Flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh: Xheviti...

Vrasja e dyfishtë/ Flasin fqinjët e autorit dhe viktimave në Gramsh: Xheviti po shfaqte xhenja xhelozie për gruan

Fqinjët e autorit dhe viktima të krimit të rëndë të regjistruar në fshatin Tervol të Gramshit janë prononcuar për mediat.

Fqinjët janë shprehur se autori Xhevit Sinani njihej si një person i qetë që nuk kishte patur problematika në fshat dhe se nuk e prisnin që të ndodhte një tragjedi e tillë.

Disa të tjerë tregojnë se kohë e fundit, Xhevit Sinani kishte shfaqur shenja depresioni dhe xhelozi për bashkëshorten.

Pasditen e sotme ai vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Zegjine Sinani në banesën e tij dhe më pas shkoi vrau të vëllain Shaqir Sinani në vresht.

Pas krimit ai telefonoi fëmijët e tij dhe krushqit, ku ju tregoi se çfarë kishte bërë.

Previous articleShkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 28 janar 2023