Home Rajoni Vrasja e Caroline Crouch në Greqi/ Avokatja e Babis Anagnostopoulos jep dorëheqjen...

Vrasja e Caroline Crouch në Greqi/ Avokatja e Babis Anagnostopoulos jep dorëheqjen nga çështja

Ka dhënë dorëheqjen avokatja e Babis Anagnostopoulos, Katerina Mavroidis, e cila kishte marrë përsipër ta mbronte në shkallë të dytë para Gjykatës së Përzier të Apelit të Athinës.

Siç dihet, kam marrë përsipër mbrojtjen e Charalambos Anagnostopoulos në shkallë të dytë para Gjykatës së Përzier të Apelit të Athinës.Mirëpo, arsyet profesionale dhe personale nuk më lejojnë të vazhdoj si avokat mbrojtës në këtë rast dhe deklaroj dorëheqjen time”, thekson Katerina Mavroidi në njoftimin e saj.

Gjykimi i pilotit 34-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm dhe 11 vjet e 6 muaj shtesë për krimin e rëndë në Glyka Nera, do zhvillohet në 28 mars. Atëherë Katerina Mavroidis tha se është emëruar nga Babis Anagnostopoulos më 9 shkurt dhe se ende nuk ka marrë materialin dixhital të përfshirë në dosjen e lëndës.

Babis u arrestua një muaj mbrapa, pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin.

Burimi: Protothema.gr

Previous articleShifrat/ 31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015. Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar
Next article“Ia dhashë unë 125 mijë euro”, dëshmia e biznesmenit për Alda Klosin, prokuroria dyshime për vërtetësinë: Nuk ka akt noterial