Home Bota Vrasësi i tre prostitutave në Itali në pranga, ende s’ka treguar ku...

Vrasësi i tre prostitutave në Itali në pranga, ende s’ka treguar ku ka hedhur thikën. Me tehun ‘preu’ viktimat e tij

Hetimi për vrasjen e 3 grave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Romë dhe për vrasjen e një transgjinoreje, kanë vijuar intensivisht nga autoritetet italiane, ku së fundmi, një person, i cili dyshohet të jetë pjesë e klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese, u vendos në pranga.

Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Giandavide De Pau, i cili dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Senese, duke vepruar si shofer dhe krahu i tij i djathtë. Në vitin 2008 dhe në 2011 ai ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari po vepronte për llogari të mafias apo i vetëm, ndërsa hetimet lidhur me këtë aludim, po vijojnë intensivish, ndërsa po kërkohet edhe thika, me të cilën u vranë dy gratë kineze dhe transgjinorja. Makina e autorit u gjet në një magazinë, një Toyota IQ, e cila ka dëmtime të dukshme nga vrasja e trefishtë.

Previous articleDëshmitë e vëllezërve Beqiraj, lirohen 5 të arrestuarit e “Porositësit”
Next articleSpiropali vizitë ngushëllimi në familjen Rushaj: Zoti ju forcoftë! Dritë pastë shpirti i tyre i mirë