Home Sport Votoi Messin dhe jo Benzema/ Tifozët kërkojnë menjëherë largimin e mbrojtësit të...

Votoi Messin dhe jo Benzema/ Tifozët kërkojnë menjëherë largimin e mbrojtësit të Real Madrid

Në Paris u organizua të hënën në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”.

Për “Lojtarin më të mirë” garuan Karim BenzemaKylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Fitues u shpall kapiteni i Argjentinës, i cili udhëhoqi kombëtaren latine drejt fitimit të Botërorit të Katarit, suksesi i vetëm i rëndësishëm që i mungonte në karrierë.

David Alaba pati të drejtë vote si kapiteni i kombëtares austriake. Mbrojtësi i Real Madrid zgjodhi “pleshtin” përpara Benzema, shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”.

Veprimi i 30-vjeçarit ka zemëruar keq tifozët e kampionëve të Spanjës dhe Europës. Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundër lojtarit austriak.

Shumë tifozë të Realit kërkojnë largimin e Alaba nga skuadra e tyre e zemrës pas kësaj “tradhtie”. Në rrjet është përhapur shumë hashtagu “AlabaJashtë”.

Mbi 7 mijë komente janë bërë në postimin e fundit të lojtarit në Instagram, aty ku tifozët e Realit kanë shfryrë gjithë zemërimin e tyre për preferencën e Alaba kundrejt Messit dhe jo kapitenit francez.

Previous articleDurrës/ Banorët e zonës së spitallës ankohen për derdhjen e ujrave të kanalit kullues: Infrastruktura e re shumë e dobët gjë që çon në…
Next articleAkuzohet për ngacmim seksual, ofendoi edhe Zidane, jep dorëheqjen presidenti i Federatës Franceze