“Është detyrë e çdo brezi të luftojë për demokracinë dhe është detyra jonë të ndihmojmë Ukrainën dhe të mbrojmë demokracinë nga ndërhyrja ruse dhe të forcojmë çdo demokraci në Evropë”, kështu deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në fjalimin e saj në Forumin për Demokraci në Athinë.
“Sot, si në të kaluarën, një demokraci po lufton për mbijetesë kundër agresionit të një autokracie të huaj, por unë jam e bindur se demokracia do të mbizotërojë”, shtoi von der Leyen.
“Dhe është detyra jonë të mbrojmë demokracinë”, theksoi presidentja .