Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur tregoi për situatën e përmbytjeve në veri të vendit.
Ademi theksoi se situata është përkeqësuar ditën e sotme.
Sipas saj është shtuar numri i sipërfaqeve të tokës që janë përmbytur në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit.
“Situatën e kemi të përkeqësuar sot në mëngjes. Bëhet fjalë për një rritje 5-10 cm në Dajç. Hidrometri në Dajç sot është 6 metra e 36 cm. Ka një rritje të konsiderueshme dhe për rrjedhojë ka një numër të shtuar të sipërfaqeve të tokës, tashmë edhe në njësinë administrative Dajç dhe në njësinë administrative Ana e Malit”, u shpreh ajo.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se momentalisht të gjitha fshatrat kanë energji elektrike.
“Sot ka energji, nuk raportohet deri në këto momente mungesa e energjisë”, u shpreh ajo.