STUDENTI – TEUTA 3-2 (1-1) (19-25, 25-21, 25-19, 20-25, 15-8)
STUDENTI: Tukseferi, Përzhiç, Memia, Dragoi, Zolota, Rrashketa, Gorenxa (L)/Çali, Janurllari, Kasa Trajner:Y.Tomorri
TEUTA: J.Dashi, Vora, Myftari, A.Dashi, Renovica, Bardhi, Rreshka, (L)/Moku, Pepaj, Kolea, Nazifi, Trajner: H.Nakovski
GJYQTARË: E.Zguri, I.FështiNë finalet e dytë të meshkujve Studenti i falet një seti final me Përzhiç për t’i barazuar shifrat në 1-1 kundër Teutës. Të parët janë durrsakët që kalojnë në epërsi 25-19. Direktivave të trajnerit Tomorri dhe entuziazmit të tifozerisë, Studenti u përgjigjet me fitoren e setit të dytë dhe të tretë 25-21, 25-19, përfituar jo pak, veç potencialeve të saj, edhe nga mungesa e titullarit të Teutës Vuk Medenicës të dëmtuar dhe që e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët. Seti i tretë ka vetëm një kah që dikton finalen dhe kjo anon nga kampionët në fuqi 19-13, 20-16. Durrsakët, edhe ata të përkrahur nga tifozeria e tyre e zjarrtë, nuk dorëzohen lehtë dhe janë superiorë në setin e katërt 2-5. Jurgen Dashi- Myftari është një dyshe efektive në bllok. Teuta ruan epërsinë 8- 6, 10-7, ndërsa Studenti vuan në topin e parë. Vjen barazimi i parë 11-11, çka krijoi idenë e rokadës, porse dueti tjetër Vora-Bardhi marrin situatën në dorë. Teuta administron avantazhin 15-20, 19-23 dhe e mbyll setin 25-20. Seti final ofron një luftë nervash. Kur rezultati ishte 6-2 për Studentin, një provokim pas shpinës së durrsakëve nga një tifoz vendës bëhet shkak për tension të lartë dhe pavarësisht se janë provokuar janë pikërisht volejbollistët durrsakë që penalizohen me kartonë të verdhë si rasti i Vorës. Më pas durrsakët që kanë dalë nga përqëndrimi I lojës për shkak të tensioniot të krijuar humbasin setin dhe e gjithë ndeshja mbyllet 3-2.