Home Sport Volejboll Meshkuj/Presidenti i Teutës Rexhepi: përjashtimi i Teutës ishte politik

Volejboll Meshkuj/Presidenti i Teutës Rexhepi: përjashtimi i Teutës ishte politik

teuta volejbollPresidenti i Teutës në volejboll për meshkuj, Markelian Rexhepi, shprehet i bindur se ekipi durrsak do të jetë pjesë e kampionatit në sezonin e ardhshëm, edhe pse është i dënuar. Rexhepi e komenton përjashtimin e Teutës nga Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së si veprim politik dhe krejtësisht personal: “Ishte një vendim krejtësisht personal dhe politik. Njerëz të veçantë në FSHV, për të mos u prishur qejfin disa personave të tjerë, veprojnë në kurriz të Teutës. Ka kohë që ndaj Teutës bëhen padrejtësi të tilla. Persona të papërgjegjshëm në federatë duan të hedhin poshtë mundin dhe sakrificat tona të ndershme. Gjithsesi, ne nuk e kemi lënë me kaq dhe e kemi apeluar vendimin dhe sigurisht presim reagime pozitive. Veç të tjerave, ky vendim i Komitetit Ekzekutiv është absurd dhe kontradiktor në vetvete. Përveçse jemi dënuar ne si klub fajtor për ato që ndodhën, por janë dënuar edhe gjyqtarët protagonistë. Me këtë vendim duket serioziteti i përjashtimit tonë. Ne jemi ankuar te Federata Europiane e Volejbollit për padrejtësitë që na janë bërë. Gjithashtu i kemi dërguar edhe një CD me pamjet e ndeshjeve problematike. Deri më tani ka reagime pozitive, por që gjithsesi ato nuk mund të ndërhyjnë në vendimet e dala nga federata jonë. I siguroj të gjithë sportdashësit durrsakë që Teuta do të vazhdojë të jetë edhe për sezonin që vjen në majën e volejbollit shqiptar. Ky vendim i Komitetit ishte më shumë për t’iu treguar ekipeve muskujt e federatës. Ne do vazhdojmë të investojmë te Teuta dhe po ashtu do t’i japim tonin kampionatit me seriozitetin dhe ndershmërinë tonë. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë. Volejbolli do të udhëhiqet nga persona të ndershëm dhe me integritet dhe jo nga njerëz që, për më tepër, u ka mbaruar mandati që prej një viti e gjysmë. Nuk ka kuptim kampionati pa Teutën. Mund t’iu them se përfaqësues me peshë të Vllaznisë, Erzenit, Elbasanit, apo Tiranës kanë pohuar se nuk do të marrin pjesë në kampionat, nëse përjashtohet Teuta.

Previous articleShijaku tremb Sali Berishën, tërhiqet edhe Agron Duka
Next articleShah/ Durrës Open, Erald Dervishi vazhdon kryesimin