Home LifeStyle Vjosa Park Kombëtar, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio komenton vendimin: Historike! Tani...

Vjosa Park Kombëtar, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio komenton vendimin: Historike! Tani lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Ylli i njohur i Hollivudit, Leonardo DiCaprio e ka konsideruar historike shpalljen e lumit Vjosa një Park Kombëtar. Në një postim në rrjetin social Instagram, DiCaprio shkruan se tashmë lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Aktori shton se ky është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit dhe përgëzon bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare e shoqërisë civile.

‘Sot është shkruar historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan DiCaprio.

Previous articleArrestohen bashkëpunëtorët e bosit të mafies siçiliane, Kontrollonin rrugën që askush të mos vinte re lëvizjet
Next articlePërfaqësuesja e Metës: Do fitojmë mbi 31 bashki më 14 maj, Tiranën e kemi të sigurtë