Kur lindi peshonte 7 kg e 328 gramë dhe konsiderohet foshnja më e madhe në Amazonë. Një nënën e re 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, mbërriti në qendrën mjekësore për të sjellë në jetë fëmijën e saj, e cila u konsiderua si “ bebja gjigande”.
Fatmirësisht procedura mjekësore ka përfunduar pa probleme për nënën e cila ka mundur të sjellë në jetë foshnjën. I lindur mbipeshë, gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme dhe konsiderohet një i porsalindur i shëndetshëm.
Nëna Cleidiane Santos dos Santos, 27 vjeçe, është banore e Parintins, ka pesë fëmijë dhe ishte në javën e 40-të të shtatzënisë. Ajo thotë se përmasat e fëmijës e kanë befasuar, por ndjesia për të parë të shëndoshë fëmijën e saj ishte e papërshkrueshme. Ajo falënderoi stafin e spitalit për ndihmën e dhënë.
Nga ana tjetër, qendra mjekësore nisi një fushatë për të ndihmuar çiftin, pasi rrobat që u blenë nuk u përshtateshin dhe kishin nevojë për rroba të reja.