Home Kronika Vihet menjëherë në lëvizje Prokuroria e Tiranës, nisin hetimet për biznesmenin turk

Vihet menjëherë në lëvizje Prokuroria e Tiranës, nisin hetimet për biznesmenin turk

Shpallet në kërkim nga autoritetet turke të drejtësisë biznesmeni i njohur Faruk Fatih Ozer. Prokuroria e Tiranës ka dalë me një vendim ku ka regjistruar një hetim penal lidhur me biznesmenin turk.

27-vjeçari është shpallur në kërkim nga autoritetet turke të drejtësisë për vjedhjen përmes mashtrimit të gati 2 miliardë dollarëve amerikanë në monedhën elektronike Bitcoin.

Nga prokuroria e Tiranës ai po hetohet për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”. Hetimi nisi bazuar në informacionet e përcjella nga Interpol dhe faktin se 27-vjeçari dyshohet se fshihet në Shqipëri, ku mbërriti me avion nga Turqia në ditët e fundit të muajit prill.

SOURCEBulevaard News
Previous articleMilan prezanton uniformën për sezonin e ri, konfirmohet dhe Ibrahimoviç
Next articleKosovë, 49 raste të reja pozitive dhe 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit