Home Aktualitet Vidhet banesa e diplomatit të Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, kush është...

Vidhet banesa e diplomatit të Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, kush është 28-vjeçarja e dyshuar dhe çfarë ka grabitur

Vidhet banesa e atasheut diplomatik, pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë Humoud Saleh Alhusaini.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se kallëzimi është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet. Mësohet se nga banesa e tij, e cila ndodhet në kompleksin e vilave në zonën e Petrelës, është marrë një unazë dhe një byzylyk floriri.

Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes, ndërsa si të dyshuar kryesore kanë pastruesen dhe mirëmbajtësen e vilës, një 28 vjeçare filipineze.