Home Slideri VIDEO/ Kjo nuk pritej të ndodhte, “përsëritet” finalja e Botërorit

VIDEO/ Kjo nuk pritej të ndodhte, “përsëritet” finalja e Botërorit

Finalja e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë është riprodhuar në një formë spektakolare nga një grup fëmijësh. Të vegjlit krahas lojës, aktruan në fushën e blertë edhe me rastet dhe golat e shënuar.

Ndërkohë nuk mungoi edhe imitimi i rastit të penalltisë së Kombëtares së “Gjelave” dhe konsulta me sistemin VAR. Ajo që vihet re në këtë video është fakti se tek fëmijët që përfaqësonin Francën nuk kishte në grup fëmijë me ngjyrë, por kjo ka shkaktuar debate të shumta në internet. Kjo video e shpërndarë është etiketuar si veprim racist.