Home Aktualitet VIDEO/ “Ju të PD-së keni 30 vite që nuk u mërzitët me...

VIDEO/ “Ju të PD-së keni 30 vite që nuk u mërzitët me Saliun”, Rama inspekton projektin: Me të bëni mitingjet e me ne punët

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Bashkinë e Malësisë së Madhe ku ka inspektuar punimet për rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas Ramës ky është një problem që kjo zonë e ka trashëguar prej vitesh.

“Ju të PD-së keni 30 vite që nuk u mërzitet më Saliun. Ju jeni të mirë, se i bëtë ca punë. Ky këtu ka qenë me Saliun, (shprehet për një nga pjesëtarët e ekipit të punës). Me Saliun bën mitingjet, me ne bënë punën.

Ose vjen uji 24 orë në fund të nëntorit, ose do ta fusim këtë në ujë komplet. Në fund të nëntorit, uji këtu do të vijë 24 orë. Për të gjithë ata që i kanë tokat në Malësinë e Madhe dhe në zona të tjera që nuk kanë konflikte do t’ju japim tapitë dhe më pas do të vazhdojmë investimet”, tha Rama.

?KANTIERET E UJIT – Në Bashkinë Malësi e Madhe, ku po merr zgjidhje pas dekadash problemi i furnizimit me ujë të pijshëm.NGA FUNDI I NËNTORIT, 24 ORË PA NDËRPRERJE NË RUBINETAT E BANORËVE TË KREJT ZONËS URBANE?*** Si në shumë zona të tjera të Shqipërisë, edhe këtu po ndërrohet komplet një rrjet ujësjellësi i degraduar i viteve '70-të, të cilin po e zëvendëson sot një rrjet modern shpërndarës, që do të përmbushë të gjitha nevojat e banorëve dhe do të garantojë fundin e epokës së humbjeve të pafundme të ujit e të financave vendore?

Posted by Edi Rama on Thursday, September 10, 2020