Home Kronika VIDEO/ Aksident i rëndë tek Liqeni, mjeti hipën në trotuar e merr...

VIDEO/ Aksident i rëndë tek Liqeni, mjeti hipën në trotuar e merr përpara 10 kalimtarë, dy rëndë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Dëshmitarë të ngjarjes kanë raportuar  se një automjet i tipit Peugeot ka hipur mbi trotuar duke goditur rreth 10 kalimtarë.

Për pasojë, të paktën dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Dëshmitarët thonë se skena ishte tepër e rëndë pasi kudo kishte gjak. Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.