Home Kosova Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Kurti: Kosova në krah të...

Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, Kurti: Kosova në krah të perëndimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar vendimin e qeverisë ditën e djeshme për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në një postim në Facebook Kurti tha se Kosova është ndër të parat shtete që është vënë në krah të botës demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë.

“Republika jonë është ndër të parat që është rreshtuar me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse, pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë. Andaj, në raport me situatën atje, e në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe ShBA, vendosëm sanksione shtesë ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë. Vendosëm masa kufizuese edhe ndaj Grupit Wagner – një entitet ushtarak privat i painkorporuar, me bazë në Rusi.“-shkruan Kurti.