Vëllai i madh i sulmuesit të Juventusit aktualisht është duke u hetuar për mashtrim në lidhje me shitjen e disa bluzave speciale.
Situata e përshkruar nga gazetat La Stampa dhe La Repubblica është se fanellat e edicionit special u porositën nga kompania Mussara, e cila është në pronësi të yllit të Juventusit dhe drejtohet nga vëllai i tij, Hugo.
Një kompani nga Torino, Pegaso, u kërkua të bënte këto fanella me logot ‘CR7Museu’ për një shifër prej 500 mijë eurosh.
Mussara atëherë pretendoi se ata kurrë nuk kishin dhënë dritën jeshile për të filluar prodhimin dhe kërkoi që atyre t’u jepeshin të gjitha ato që ishin prodhuar me një çmim prej 4 euro copa në mënyrë që bluzat të shkatërroheshin.
Problemi është se kompania Pegaso këmbëngul se ata i dalluan të njëjtat bluza në shitje për 40 euro në Muzeun Cristiano Ronaldo.
Pegaso tani ka paditur kompaninë Mussara dhe drejtori i kompanisë, vëllai i Ronaldos, Hugo, është për këtë arsye nën hetim nga autoritetet.