Home Aktualitet Veliaj: Së shpejti në Tiranë do i vëmë kazanët e plehrave nën...

Veliaj: Së shpejti në Tiranë do i vëmë kazanët e plehrave nën tokë, mbërritën makineritë e specializuara

Sëshpejti Tirana do të ketë vijë me një risi në pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se kanë mbërritur makineritë e specializuara për vendosjen e kazanëve nëntokë.

Kjo mënyrë e vendosjes së kazanëve, Veliaj thotë se është me efikase pasi shmang erën e keqe të mbeturinave, por edhe zbrazjen e paautorizuar të koshave. Sipas tij, kjo është një eksperiencë  implementuar në vendet e Bashkimit Europian.

“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t’i vendosë nëntoke pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike te saj. Shmang erën, pamjen, zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë”, shkruan Veliaj.

Lajmin e koshat e mbeturinave do vendosen nëntokë, kryebashkiaku Veliaj e kishte bërë me dije në Report Tv gjatë Kongresit së Partisë Socialiste më 9 prill.