Home Top Lajmet Vdes në moshën 87- vjeçare Margaret Thatcher

Vdes në moshën 87- vjeçare Margaret Thatcher

Margaret ThatcherIsh- kryeministrja konservatore e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher, ka vdekur sot në moshën 87- vjeçare.

Zëdhënësi i saj tha se ish- politikania vdiq pas një beteje të gjatë me shëndetin e dobët.

Kryeministrja e parë dhe e vetme femër në Britaninë e Madhe arriti të fitonte tre zgjedhje radhaz.

Përflitet se ka pasur edhe humbje të kujtesës kohët e fundit.

Ajo kaloi 11 vite në “Downing Street”, selinë kryeministrore, periudha më e gjatë për një kryeministër të shekullit 20-të.

Në vitin 1990 ajo u detyrua të largohej nga kryeministria pas një përplasje për lidershipin në partinë e saj.

E quajtura Zonja e Hekurt ishte shumë e vlerësuar, por edhe e sulmuar në vendin e saj.

Së fundmi në qytetin e saj të lindjes pati refuzime për ndërtimin e një shtatoreje në nderim të saj.

Previous articleKryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako takon kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris gjatë vizitës në Selanik
Next articleHelen Flanagan superseksi me të brendshme