Home Aktualitet Vdekja misterioze e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet! Moska...

Vdekja misterioze e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet! Moska nuk ktheu përgjigje kurrë …

Prokuroria e Durrësit ka pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në Qerret.

Shkak për pezullimin është bërë letërporosia nga Rusia. Drejtësia ruse nuk ka kthyer asnjë përgjigjie sa i takon të shkuarës së 4 shtetasve të vet.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Tetor të vitit 2021 në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë, ku 4 rusët humbën jetën.

Dyshimet janë se viktimat u asfiksuan për vdekje brenda saunës së hotelit, por akoma rrethanat dhe dinamika e ngjarjes janë të paqarta.

Viktimat janë dy burra dhe dy gra, Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeç, Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Katër turistët u gjetën të vdekur brenda saunës së hotelit pasi nuk ishin bashkuar me pjesën tjetër të grupit. Nuk dihet nëse kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkaqe të defektit teknik, për faj të stafit të hotelit apo për shkak të vetë turistëve.

Previous articleRama e nis ditën me momente nga ‘South Outdoor Festival’ në Borsh
Next articleAnalistja amerikane ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Vuçiç në hapat e Putinit, po mashtron perëndimin