Home Letersi Vallja milionshe

Vallja milionshe

Nga Sevdail Hyseni

Vallja milionshe

Në këtë anë Lugine

Ka valltarë të mirë,

Që dinë të kërcejnë

Në bark e në shpinë.

 

Tani kur muzikës

I shtohet buxheti,

Këmbët drejt kokës

Ngrihen  më së lehti.

 

Pse t’mos hedhin valle

Këta lojtarë me nder,

Kur me pare t’popullit

Bëhen milionerë!

 

Sa shumë të dalldisur

Nga kjo valle dyshe,

Projektet i zhvatën

Me një stil ndryshe.

 

Për më shumë Kosovë

Në Luginë me halle,

Mjafton këta lojtarë

Të na heqin valle.

 

Në emër të etnisë

S’e menduan kurrë,

Disa që nuk kishin

Asnjë gram kulturë.

 

Po flitet në heshtje

Si dhelpra tinëzare,

Në masa të dhunshme

Të hyjnë për dritare.

 

Kjo  nismë përkrahjen

Do ta ketë me nam.

Me gjitha pëlqimet

Nga dy shtetet  amë.

 

Nuk di  pse proceset

Nuk janë të kuptueshme,

Gjysma e Luginës…

Është me masa t’dhunshme.

 

Ndaj kjo valle dyshe

Vazhdon me “vlerë”,

Me këngën e njohur:

-Do të bëhemi milionerë!

 

 

 

Previous articleEMRAT/ Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari” në Britani, arrestohen dy të rinj shqiptar
Next articleVendoste matës të energjisë elektrike kundrejt pagesës, arrestohet punonjësi i OSHEE në Tiranë