Bashkëpunimi me ndërkombëtarët për sigurimin e vaksinës anti-covid është në hapa të vonuara. Në kohën kur të gjithë vendet po gëlojnë nga dëshira e madhe për të siguruar vaksinën që do të mposht koronavirusin, qeveria jonë si shumë të tjera ka nisur bisedimet me SHBA për marrjen e dozave. Por, sipas mjekut të njohur Erion Dasho bisedimet për sigurimin dozave të vaksinës kanë nisur shumë vonë.
Përmes një ai komentoi takimet e kryeministrit Rama në SHBA për sigurimin e vaksinës anti Covid 19. Sipas tij në këto hapa që po veprohet vaksina në Shqipëri do të mundësohet atëherë kur piku pandemisë të ketë mbaruar. “E vlerësoj si iniciativë, por duhet të ishte marrë shumë kohë më parë sepse vende të ndryshme i kanë filluar negociatat për vaksinën që në verën e këtij viti. Pra është një iniciativë e vonuar, por edhe sikur kjo iniciativë të materializohet me sukses dhe kryeministri të vijë me kontrata, bëhet fjalë për një vaksinë që do të fillojë të zbatohet jo më parë se 3 ose 4 muaj nga momenti që flasim. Pra bëhet fjalë për një vaksinë, e cila nuk do të ketë ndonjë efekt pasi periudha e zjarrit, periudha e vështirë e pandemisë në Shqipëri janë 3 muajt e dimrit. Ne kemi hyrë në dhjetor me një numër rastesh tepër të lartë, i cili është shumë shqetësues dhe i cili flet për një dimër të vështirë”, deklaroi ai.
Sipas tij, skenarët për aplikimin me sukses të vaksinës do t’i aplikojnë vendet e Europës që i kanë nisur përpjekjet që në verë. Pasi vendi ynë ka shumë procedura të tjera për të mbyllur dhe për sigurimin e një ilaçi të tillë të rëndësishëm do duhet shumë muaj, aq kohë sa u mori vendeve që negociuan më parë. Sipas tij, Shqipëria do ta kalojë pandeminë në një gjendje kaq të rënduar, nëse qeveria nuk do të marrë masat e nevojshme. “Fatkeqësisht vaksina edhe sikur të fillojë të aplikohet në një janar që nuk ka shanse, por e zëmë se kryeministri është aq i suksesshëm sa nënshkroi të gjitha marrëveshjet që duhen, pagoi të gjitha paratë që duhen dhe në 1 janar do fillojë të aplikohet vaksina, minimumi do një muaj që të japë efekt. Pra bëjmë fjalë që dhjetori dhe janari ikën. Ky do të ishte skenari më i mirë i mundshëm, por këtë skenar do ta zbatojë Gjermania dhe Europa që ka muaj që punon për këtë. Nëse kryeministri kujtohet në dhjetor për këtë iniciativë, gjasat janë që vaksina të mos fillojë më herët se 3 ose 4 muaj nga momenti që flasim. Shqiptarët fatkeqësisht do të vazhdojnë në këtë situatë tragjike dhe të cilën uroj të ketë një reflektim nga ministria komiteti. Kjo nuk është më punë vaksinash, testesh, është një punë masash urgjente që duhen marrë”, theksoi mjeku.