Home Aktualitet Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ KED “rrëzon” kandidaturën e prokurores Miha

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese/ KED “rrëzon” kandidaturën e prokurores Miha

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka rrëzuar kandidaturën e prokurores Elsa Miha për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi për mospranimin e kandidaturës së prokurores është marrë në mbledhjen e sotme.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij të përhershëm dhe atyre zëvendësues, të Avokatit të Popullit, si edhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e premte, datë 20 janar 2023, mbledhjen e tij të radhës, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 18 janar 2023.

Sikurse ishte parashikuar, KED diskutoi në lidhje me kërkesën e paraqitur nga kandidatja për një vend vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Zj. Elsa Miha, për rishikimin e Vendimit nr. 65 datë 22.12.2022 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në përfundim të mbledhjes, KED vendosi: Mospranimin e shqyrtimit të kërkesës së znj. Elsa Miha për rishikimin e vendimit nr. 65, datë 22.12.2022 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vlerësimin dhe pikëzimin e kësaj kandidate, për vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë”, thuhet në njoftimin e KED.

Previous article​Kurti në Istog: Do të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet
Next articleBëhet më e vështirë të marrësh kredi! – Raporti i BSH, shtohet shtrëngimi i huadhënies nga bankat për individët e biznesin