Disa rajone në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit të tepërt.
Operatori i rrjetit elektrik të Ukrainës, ka njoftuar ndërprerje emergjente në disa rajone të vendit.
“Aktualisht, për shkak të tejkalimit të kufijve të konsumit, ndërprerjet emergjente kanë ndodhur në rajonet e Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kharkiv, Lviv dhe Kiev”, njofton operatori.
Gjithashtu është specifikuar se janë duke u zhvilluar riparime në impiantet e dëmtuara nga sulmet ruse, por këto punime sipas operatorit, kërkojnë shumë kohë për shkak se dëmi i shkaktuar është i madh.