Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës. Duke iu referuar burimeve nga policia, mësohet se personi i plagosur është shtetasi Ervin Kodra.
Mësohet se 35-vjeçari është emër i njohur për policinë, ndërsa është dhe kushëri i Durim Bamit dhe dyshohet se atentati i sotëm mund të ketë lidhje me këtë fakt.
Durim Bami i njohur ndryshe si “I forti i Niklës”, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.
Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.