Home Kronika U përplasën në vijat e bardha, mjekët e Traumës: Arjan Konomi në...

U përplasën në vijat e bardha, mjekët e Traumës: Arjan Konomi në gjendje të rëndë

Arjan Konomi, i cili u përplas nga makina me drejtues Ajas Sulejmanin taksa po kalonte në vijat e bardha së bashku me bashkëshorten e tij Vilma Konomin dhe vajzën e tyre 3-muajshe, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se i aksidentuari Konomi ndodhet nën mjekim intensiv.

Çifti që u aksidentua nga Ajas Sulejmani janë bërë prindër pas 20 vitesh. Arjan Konomi është Drejtor i Sportit në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.

Ndërkohë, hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.

Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova – ka treguar Sulejmani – por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”./tvklan.al