Home LifeStyle U largua papritur nga shtëpia e Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla: Aty...

U largua papritur nga shtëpia e Big Brother VIP, Zhaklina Gjolla: Aty u krijua një situatë toksike! Olta më sulmoi, më kishte mbetur ta ofendoja

Moderatorja Zhkalina Gjolla ka folur për herë të parë për daljen e saj të papritur nga shtëpia e BB VIP 2 në 1 janar. Pasi doli vullnetarisht nga shtëpia, moderatorja tha se u gjet e pamësuar më shtëpinë dhe me sulmin e aktores Olta Gixhari. Gjatë rrëfimit që pati në studio, sipas Zhaklinës, në shtëpi u krijua një situatë toksike, ndërsa theksoi se e humbi sensin e kohës dhe nuk po e gjente më veten aty.

Arbana: Përse vendose të lësh BB VIP 2?

Zhaklina: Orët ishin shumë të gjata, kisha humbur sensin e kohës, në shtëpi mu krijua një situatë toksike, ndjeja negativitet. Për disa ditë e ruajta, por më pas e humba sensin e kohës. Në shtëpo mu krijua një situatë shumë toksike, ndjeja negativitet. Nuk ndieja energji të mirë. Nuk gjeta dashuri aty, dhe e kuptova që duhet të gjej vendin tim. Publiku e ka dëgjuar se unë herë pas herë kërkoja dashuri. Kuptova se duhet të gjeja vendin tim, nuk bëa dot një gjë që nuk ishte e imja. 

Sulmi i parë erdhi nga Olta, pak i çuditshëm se di pse ndodhi, pastaj rulota, pastaj të tjerët kishin krijuar tashmë marrëdhënie, isha e kufizuar dhe isha mësuar më hapësirën e tij personale. Olta bëri një sulm që nuk e prisja por problemi është që unë nuk e kam në tip që të përgjigjem me sulm. Me Oltën nuk kisha çfarë diskutimi të bëja, e vetmja gjë që më ngeli është që ta ofendoja nga larg. 

Previous articleVrau të riun nga Kukësi dhe plagosi një tjetër pas konfliktit në një lokal nate në Prizren, dosja e plotë e krimeve të ‘Kobrës’
Next articleAbuzuan me tenderin 7 mln lekë në Bashkinë e Durrësit, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për të akuzuarit