Home Kosova U kërcënua me bombë! Punonjësit e policisë arrijnë në shkollën “Xhevdet Doda”...

U kërcënua me bombë! Punonjësit e policisë arrijnë në shkollën “Xhevdet Doda” në Kosovë

Forcat e policisë së Kosovës kanë arritur tshmë në Shkollën “Xhevdet Doda”, atje ku është bërë një kërcënim për një bombë. Drejtori dhe stafi drejtues i shkollës ka marrë kërcënimin përmes postës elektronike.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti e ka konfirmuar për Express ngjarjen. Sipas saj policia është në vendngjarje dhe popunon pë menxhimin e situatës.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën” -ka thënë Ahmeti.