Home Rajoni Tuzi feston kuqezi, Nik Gjeloshaj në prag të fitores: Kemi shumicën absolute

Tuzi feston kuqezi, Nik Gjeloshaj në prag të fitores: Kemi shumicën absolute

Kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe ai i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeljoshaj, ka thënë për “Vijesta” se kanë arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në atë komunë dhe se në Tuz do të kenë shumicën absolute. Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se deri më tani kanë fituar kanë 18 mandate.

Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit të Forumit Shqiptar, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate.

Në Tuz të Malit të Zi kanë përfunduar procesi i votimit. Deri në orën 19:00 kishin votuar 63.82 për qind e qytetarëve. Sipas Ministrisë së Brendshme, të drejtë vote kanë 12.387 zgjedhës.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit për të zgjedhur fituesin.

Previous articleNjë listë me ide takimesh romantike, që nuk ju boshatisin kuletën
Next articleTen Hag: E papranueshme! Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për këtë”