Home Politike Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit Evropian vjen sot në Tiranë

Turi në Ballkan/ Presidenti i Këshillit Evropian vjen sot në Tiranë

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, do të vizitojë ditën e sotme Tiranën. Zyrtari i lartë europian do të pritet nga Rama në orën 10:15. Ndërsa në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp mes Michel dhe kryeministrit Rama.

Turin e tij në rajon, zyrtari i BE e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë&Herzegovinën.